“Gjërat që po Mësojmë dhe që Kurrë Nuk do t’i Harrojmë”, Për Forcën e Rinisë, maj 2021.
Sesioni i Priftërisë
Gjërat që po Mësojmë dhe që Kurrë Nuk do t’i Harrojmë
Pjesë të Shkëputura
Hera e fundit që mbajtëm një sesion priftërie të konferencës së përgjithshme, ishte në prill të vitit 2019. Shumë gjëra kanë ndodhur në dy vitet e fundit! …
… Më lejoni të sugjeroj katër mësime që shpresoj t’i kemi mësuar të gjithë dhe të cilat nuk do t’i harrojmë kurrë.
Mësimi 1: Shtëpia Është Qendra e Besimit dhe Adhurimit …
… Kufizimeve të tanishme për grumbullimet, si përfundim, do t’u vijë fundi. Sidoqoftë, zotimit tuaj për ta bërë shtëpinë tuaj shenjtëroren kryesore të besimit, nuk duhet t’i vijë kurrë fundi. …
Mësimi 2: Ne Kemi Nevojë për Njëri‑Tjetrin
… Ne mund të arrijmë shumë më tepër së bashku sesa mundemi të vetëm. Plani i Perëndisë për lumturinë do të ishte i dështuar në qoftë se fëmijët e Tij do të qëndronin të izoluar njëri nga tjetri. …
Nëse njihni dikë që është vetëm, zgjateni dorën e ndihmës – edhe nëse ju vetë ndiheni vetëm. …
Mësimi 3: Kuorumi Juaj i Priftërisë Është Synuar të Jetë më Shumë sesa Thjesht një Mbledhje
… Mbledhjet janë veçse një pjesë e vogël e asaj që synohet të jetë një kuorum dhe asaj që mund të bëjë një kuorum.
… Kuorumet janë në një pozicion të pashoq për ta përshpejtuar mbledhjen e Izraelit në të dyja anët e velit.
Mësimi 4: Ne e Dëgjojmë më Mirë Jezu Krishtin kur Jemi të Qetë
… Rrëmuja në botë do të vazhdojë të rritet. Në dallim nga kjo, zëri i Zotit … është … “një zë i qetë i një butësie të përsosur, [si] një pëshpëritje dhe depërto[n] deri në thellësinë e shpirtit” [Helamani 5:30]. Për ta dëgjuar këtë zë të qetë, edhe ju duhet të jeni të qetë! …
Vëllezërit e mi të dashur, ka shumë gjëra që Zoti dëshiron që ne të mësojmë nga përvojat tona gjatë kësaj pandemie. Unë kam renditur vetëm katër. Ju ftoj të bëni listën tuaj, shqyrtojeni me kujdes dhe tregojuani njerëzve që i doni.