“Bashkëbisedimet Thelbësore”, Për Forcën e Rinisë, maj 2021.
Sesioni i Paradites të së Dielës
Bashkëbisedimet Thelbësore
Pjesë të Shkëputura
Ne nuk mund të presim që kthimi në besim thjesht t’u ndodhë fëmijëve tanë. Kthimi në besim rastësor nuk është një parim i ungjillit të Jezu Krishtit. Bërja si Shpëtimtari ynë nuk do të ndodhë rastësisht. Të qenit të qëllimshëm në shprehjen e dashurisë, mësimdhënien dhe dhënien e dëshmisë, mund t’i ndihmojë fëmijët të fillojnë që në moshë të vogël që ta ndiejnë ndikimin e Frymës së Shenjtë. Fryma e Shenjtë është thelbësor për dëshminë për Jezu Krishtin dhe kthimin në besimin tek Ai të fëmijëve tanë. …
Merreni parasysh vlerën e bashkëbisedimeve familjare rreth ungjillit të Jezu Krishtit, bashkëbisedimeve thelbësore, që mund të ftojnë Shpirtin. Kur kemi bashkëbisedime të tilla me fëmijët tanë, ne i ndihmojmë ata që të krijojnë një themel, “që është një bazë e sigurt, një bazë mbi të cilën në qoftë se [ata] ndërtojnë, nuk mund të bien” [Helamani 5:12]. …
Këto diskutime jetike mund t’i bëjnë fëmijët:
-
Ta kuptojnë doktrinën e pendimit.
-
Të kenë besim te Krishti, Biri i Perëndisë së gjallë.
-
Të zgjedhin pagëzimin dhe dhuratën e Frymës së Shenjtë kur mbushin tetë vjeç.
-
Dhe të luten dhe “të ecin drejt përpara Zotit” [Doktrina e Besëlidhje 68:28]. …
Teksa fëmijët mësojnë dhe përparojnë, bindjet e tyre fetare do të sfidohen. Por kur janë pajisur siç duhet, ata mund të rriten për nga besimi, kuraja dhe vetëbesimi, edhe në mes të kundërshtisë së fortë.
Alma na mësoi të “përgatiti[m] mendjet e fëmijëve” [Alma 39:16]. Ne po i përgatitim pjesëtarët e brezit e ri që të jenë mbrojtësit e ardhshëm të besimit, që të kuptojnë “se [ata janë] të lirë të vepro[jnë] nga vetja [e tyre] – të zgj[edhin] udhën e vdekjes së pafundme, ose udhën e jetës së përjetshme” [2 Nefi 10:23]. Fëmijët e meritojnë ta kuptojnë këtë të vërtetë të madhërishme: është e gabuar që për përjetësinë të jemi të gabuar.
Bashkëbisedimet tona të thjeshta, por thelbësore, me fëmijët tanë i ndihmofshin ata që të “gëzo[jnë] fjalët e jetës së përjetshme” tani, që ata të mund të gëzojnë “jetën e përjetshme në botën që vjen, madje lavdi të pavdekshme” [Moisiu 6:59; theksimi i shtuar].