2021
Udhëtimi Vetjak i një Fëmije të Perëndisë
Maj 2021


“Udhëtimi Vetjak i një Fëmije të Perëndisë”, Për Forcën e Rinisë, maj 2021.

Sesioni i Pasdites të së Shtunës

Udhëtimi Vetjak i një Fëmije të Perëndisë

Pjesë të Shkëputura

foshnjë

Çdo person që vjen në tokë, është një bir ose bijë e veçantë e Perëndisë. Udhëtimi ynë vetjak nuk filloi me lindjen. Përpara se të lindnim, ne ishim së bashku në një botë përgatitjeje ku “morë[m] mësimet [tona të] para në botën e shpirtrave” [Doktrina e Besëlidhje 138:56]. …

Si fëmijë besëlidhës të Perëndisë, ne i duam, i nderojmë, i ushqejmë, i ruajmë dhe i mirëpresim ata shpirtra që po vijnë nga jeta para lindjes. …

… Presidenti Gordon B. Hinkli … tha: “… Aborti është një gjë e ligë, … që po pllakos tokën”.

… Le t’ua shprehim ndjenjat tona më të thella rreth shenjtërisë së jetës atyre që marrin vendime në shoqëri. Ata mund të mos e vlerësojnë krejtësisht atë që ne besojmë, por ne lutemi që ata ta kuptojnë më plotësisht arsyen përse, për ne, këto vendime shkojnë shumë përtej asaj që dëshiron një person për jetën e tij apo të saj vetjake. …

Unë dëshmoj se udhëtimi juaj vetjak si fëmijë i Perëndisë nuk filloi për ju kur rryma e parë e ajrit të tokës u fut vrullshëm në mushkëritë tuaja dhe nuk do të mbarojë kur të nxirrni frymën tuaj të fundit në vdekshmëri.

Kujtofshim gjithmonë se çdo shpirt i Perëndisë po vjen në tokë për udhëtimin e tij apo të saj vetjak! I mirëpritshim ata, i ruajtshim ata dhe qofshim gjithmonë të dashur me ta! Kur i pranoni këta fëmijë të çmuar në emrin e Shpëtimtarit dhe i ndihmoni gjatë udhëtimit të tyre të përjetshëm, ju premtoj se Zoti do t’ju bekojë dhe do të derdhë dashurinë dhe miratimin e Tij mbi ju.