2021
Parimet e Ungjillit Tim
Maj 2021


“Parimet e Ungjillit Tim”, Për Forcën e Rinisë, maj 2021.

Sesioni i Pasdites të së Dielës

Parimet e Ungjillit Tim (Doktrina e Besëlidhje 42:12)

Pjesë të Shkëputura

anije

Fotografia nga Getty Images

Një parim i ungjillit është një orientim i bazuar në doktrinën për ushtrimin me drejtësi të lirisë së zgjedhjes morale. Parimet burojnë nga të vërteta më të gjera të ungjillit dhe sigurojnë drejtim e standarde teksa ecim përpara në shtegun e besëlidhjeve. …

Të mësuarit, të kuptuarit dhe të jetuarit e parimeve të ungjillit e forcojnë besimin tonë te Shpëtimtari, e thellojnë përkushtimin tonë ndaj Tij dhe ftojnë një shumicë bekimesh dhe dhuratash shpirtërore në jetën tonë. Parimet e drejtësisë gjithashtu na ndihmojnë të shohim përtej parapëlqimeve tona vetjake dhe dëshirave të përqendruara te vetja, duke siguruar këndvështrimin e çmuar të së vërtetës së përjetshme ndërsa lundrojmë në rrethana, sfida, vendime dhe përvoja të ndryshme të vdekshmërisë. …

Kur Jozef Smithin e burgosën në burgun e Libertisë, ai u shkroi letra me udhëzime anëtarëve dhe udhëheqësve të Kishës dhe u kujtoi atyre se “një anije shumë e madhe ka shumë përfitim nga një timon shumë i vogël në kohën e një stuhie, duke u mbajtur në mënyrë të sigurt ndaj erës dhe valëve” [Doktrina e Besëlidhje 123:16].

Një “timon” është një rrotë ose një levë dhe pajisja shoqëruese e përdorur për të drejtuar një anije ose barkë. “Në mënyrë të sigurt ndaj erës dhe valëve” tregon kthimin e një anijeje në mënyrë që ajo të ruajë baraspeshën e saj dhe të mos përmbyset gjatë një stuhie.

Parimet e ungjillit janë për mua dhe për ju ashtu siç është timoni për një anije. Parimet e sakta na mundësojnë të gjejmë udhën tonë dhe të qëndrojmë të vendosur, të palëkundur dhe të patundur, me qëllim që të mos e humbasim baraspeshimin dhe të biem në stuhitë e furishme të errësirës e pështjellimit në ditët e mëvonshme.