2021
Jezu Krishti: Kujdestari i Shpirtit Tonë
Maj 2021


“Jezu Krishti: Kujdestari i Shpirtit Tonë”, Për Forcën e Rinisë, maj 2021.

Sesioni i Paradites të së Dielës

Jezu Krishti: Kujdestari i Shpirtit Tonë

Pjesë të Shkëputura

Jezu Krishti duke shëruar një burrë

Zemra ime gëzohet tek kujtoj veprën më të mrekullueshme, më madhështore dhe më të pamatshme që ka ndodhur në të gjithë historinë njerëzore – flijimin shlyes të Zotit tonë, Jezu Krishtit. …

Krishti e përmbushi plot hir vullnetin e Atit nëpërmjet flijimit të Tij të pafundmë dhe të mëshirshëm. Ai mposhti thumbin e vdekjes fizike dhe shpirtërore, iu paraqit botës nëpërmjet Rënies, duke na ofruar mundësinë e lavdishme për shpëtim të përjetshëm. …

Ndonëse nëpërmjet flijimit të Tij Shpëtimtari i hoqi pa kushte pasojat e vdekjes fizike, Ai nuk e eliminoi përgjegjësinë tonë vetjake për t’u penduar për mëkatet që kryejmë. …

Miqtë e mi të dashur, unë ju dëshmoj se kur pendohemi me të vërtetë për mëkatet tona, ne e lejojmë flijimin shlyes të Krishtit që të bëhet plotësisht i efektshëm në jetën tonë. …

Përveç sigurimit të dhuratës madhështore të shpëtimit, Shpëtimtari na ofron ndihmë dhe ngushëllim ndërsa përballemi me mundimet, tundimet dhe dobësitë tona të jetës në vdekshmëri, përfshirë rrethanat që kemi përjetuar kohët e fundit nga pandemia aktuale. …

Ndërsa i afrohemi më shumë Atij, duke iu dorëzuar shpirtërisht kujdesit të Tij, ne do të jemi në gjendje të marrim mbi vete zgjedhën e Tij, e cila është e ëmbël, dhe barrën e Tij, e cila është e lehtë, duke gjetur në këtë mënyrë atë ngushëllim dhe çlodhje të premtuar. Përveç këtyre, ne do të marrim forcën e cila u nevojitet të gjithëve, për të kapërcyer vështirësitë, dobësitë dhe hidhërimet e jetës, të cilat janë tej mase të vështira për t’u duruar pa ndihmën dhe fuqinë e Tij shëruese.