“Krishti u Ringjall; Besimi tek Ai do të Zhvendosë Malet”, Për Forcën e Rinisë, maj 2021.
Sesioni i Paradites të së Dielës
Krishti u Ringjall; Besimi tek Ai do të Zhvendosë Malet
Pjesë të Shkëputura
Besimi te Jezu Krishti është themeli i gjithë bindjes dhe përçuesi i fuqisë hyjnore. …
Çdo gjë e mirë në jetë – çdo bekim i mundshëm me rëndësi të përjetshme – fillon me besimin. Lejimi që Perëndia të triumfojë në jetën tonë, fillon me besimin që Ai është i gatshëm të na udhërrëfejë. …
Vëllezërit dhe motrat e mia të dashura, kërkesa ime për ju këtë mëngjes Pashke është të filloni sot që ta rritni besimin tuaj. Nëpërmjet besimit tuaj, Jezu Krishti do ta rritë aftësinë tuaj për të zhvendosur male në jetën tuaj. …
Malet tuaja mund të jenë vetmia, dyshimi, sëmundja apo probleme të tjera vetjake. Malet tuaja do të ndryshojnë dhe prapëseprapë përgjigjja për secilën prej sfidave tuaja, është të shtoni besimin tuaj. …
… Më lejoni të ofroj pesë sugjerime për t’ju ndihmuar që ta zhvilloni atë besim dhe mirëbesim.
Së pari, studioni. …
Së dyti, zgjidhni të besoni te Jezu Krishti. …
Së treti, veproni me besim. …
Së katërti, merrni pjesë në ordinanca të shenjta me denjësi. …
Dhe së pesti, kërkojini ndihmë Atit tuaj Qiellor, në emrin e Jezu Krishtit. …
Besimi te Jezu Krishti është fuqia më e madhe që kemi në dispozicion në këtë jetë. Të gjitha gjërat janë të mundshme për ata që besojnë [shih Marku 9:23].
Besimi juaj në rritje tek Ai, do të zhvendosë male – jo malet shkëmbore që zbukurojnë tokën, por malet e mjerimit në jetën tonë. Besimi juaj në lulëzim do t’ju ndihmojë t’i ktheni sfidat në mundësi dhe rritje të pashembullta.
Në këtë të diel Pashke, me ndjenjat e mia të thella të dashurisë dhe mirënjohjes, unë shpall dëshminë time se Jezu Krishti vërtet u ringjall. Ai u ringjall që të udhëheqë Kishën e Tij. Ai u ringjall që të bekojë jetën e gjithë fëmijëve të Perëndisë, kudo që jetojnë. Me besim tek Ai, ne mund t’i zhvendosim malet në jetën tonë.