“Perëndia mes Nesh”, Për Forcën e Rinisë, maj 2021.
Sesioni i Paradites të së Dielës
Perëndia mes Nesh
Pjesë të Shkëputura
Kur ndihemi të parëndësishëm, të përjashtuar e të harruar, ne mësojmë që mund të jemi të sigurt se Perëndia nuk na ka harruar – në fakt, që Ai u ofron të gjithë fëmijëve të Tij diçka të paimagjinueshme: Të bëhen “trashëgimtarë të Perëndisë dhe bashkëtrashëgimtarë të Krishtit” [Romakëve 8:17]. …
Për shkak të Jezu Krishtit, dështimet tona nuk kanë pse të na përkufizojnë. Ato mund të na përmirësojnë. …
Nëse pendohemi, gabimet tona nuk do të na shkualifikojnë. Ato janë pjesë e përparimit tonë. …
Shpesh e kam pyetur veten: “Çfarë do të jepte mësim dhe do të bënte Jezusi nëse do të ishte mes nesh sot?” …
Shpëtimtari gjithmonë jep mësim të vërteta të përjetshme. Ato gjejnë zbatim për çdo njeri të çdo moshe dhe në çdo rrethanë.
Mesazhi i Tij ishte dhe është një mesazh shprese dhe përkatësie – një dëshmi se Perëndia, Ati ynë Qiellor, nuk i ka braktisur fëmijët e Tij.
Se Perëndia është mes nesh! …
Ndërsa kërkojmë ta ndjekim Jezu Krishtin dhe të ecim në shtegun e dishepullimit, rresht pas rreshti, do të vijë dita që ne do të përjetojmë atë dhuratë të paimagjinueshme të marrjes së një plotësie gëzimi. …
Ju jap dashurinë dhe bekimin tim në këtë periudhë të gëzueshme Pashke. Hapjani zemrën Shpëtimtarit dhe Shëlbuesit tonë, pavarësisht nga rrethanat, sprovat, vuajtjet apo gabimet tuaja; ju mund ta dini se Ai jeton, se Ai ju do dhe për shkak të Tij, ju nuk do të jeni kurrë vetëm.
Perëndia është mes nesh.