2021
Peshkopët – Barinj mbi Tufën e Zotit
Maj 2021


“Peshkopët – Barinj mbi Tufën e Zotit”, Për Forcën e Rinisë, maj 2021.

Sesioni i Priftërisë

Peshkopët – Barinj mbi Tufën e Zotit

Pjesë të Shkëputura

shtrëngim duarsh

Peshkopi ka një rol madhor që të shërbejë si bari për ta udhëhequr drejt Jezu Krishtit brezin e ri, përfshirë të rinjtë e të rejat në moshë madhore beqarë. …

Ju mund të pyetni: “Pse peshkopi udhëzohet të kalojë kaq shumë kohë me rininë?” Zoti e ka organizuar Kishën e Tij për të përmbushur përparësitë vendimtare. Prandaj, organizimi i Kishës së Tij ka një strukturë në të cilën peshkopi ka një përgjegjësi të dyfishtë. Ai ka përgjegjësi doktrinore për lagjen në tërësi, por ai ka gjithashtu përgjegjësi të posaçme doktrinore për kuorumin e priftërinjve. …

Shumë prej jush, të rinj të çmuar, mund të mos keni një përfytyrim të qartë se kush jeni dhe kush mund të bëheni. Megjithatë, ju jeni në pragun e vendimeve më të rëndësishme që do të merrni në jetë. Ju lutemi, këshillohuni si me prindërit, ashtu edhe me peshkopin tuaj për zgjedhje të rëndësishme që keni përpara. Lejojeni peshkopin të jetë shoku dhe këshilluesi juaj.

Ne jemi të vetëdijshëm se keni sprova dhe tundime që ju vijnë nga çdo drejtim. Ne të gjithë kemi nevojë të pendohemi çdo ditë, siç ka dhënë mësim Presidenti Nelson. Ju lutemi, flisni me peshkopin tuaj për çfarëdo çështje lidhur me të cilën një gjykatës i përbashkët mund t’ju ndihmojë për ta vënë jetën tuaj në rregull me Zotin, në përgatitje për “veprë[n e] madhe” që Ai ka për ju në këtë periudhë të fundit ungjillore. Siç ju ka ftuar Presidenti Nelson, ju lutemi, kualifikohuni për të qenë pjesë e batalionit të rinisë së Zotit!