“Arsyeja për Shtegun e Besëlidhjeve”, Për Forcën e Rinisë, maj 2021.
Sesioni i Pasdites të së Dielës
Arsyeja për Shtegun e Besëlidhjeve
Pjesë të Shkëputura
Çfarë është shtegu i besëlidhjeve? Ai është i vetmi shteg që të çon në mbretërinë çelestiale të Perëndisë. Ne e nisim shtegun te porta e pagëzimit. …
Disa mund të thonë: “Mund të bëj zgjedhje të mira me ose pa pagëzimin; nuk kam nevojë për besëlidhje që të jem njeri i nderuar dhe i suksesshëm”. … Atëherë, çfarë ndryshimi ka shtegu i besëlidhjeve?
Faktikisht, ndryshimi është veçanërisht dhe përjetësisht thelbësor. …
Së pari, është natyra e bindjes sonë ndaj Perëndisë. Më tepër sesa thjesht të kemi qëllime të mira, ne zotohemi solemnisht që të jetojmë sipas çdo fjale që del nga goja e Perëndisë. Në këtë, ne ndjekim shembullin e Jezu Krishtit. …
Një aspekt i dytë i veçantë i shtegut të besëlidhjeve është marrëdhënia jonë me Hyjninë. Besëlidhjet që Perëndia u ofron fëmijëve të Tij, bëjnë më shumë sesa të na udhërrëfejnë. Ato na lidhin me Të. …
Kjo na bën të marrim në konsideratë një bekim të tretë, të veçantë të shtegut të besëlidhjeve. Perëndia mundëson një dhuratë thuajse të paimagjinueshme për t’i ndihmuar bërësit e besëlidhjeve që të jenë mbajtës të besëlidhjeve: dhuratën e Frymës së Shenjtë. …
Së katërti, ata që e ndjekin shtegun e besëlidhjeve, gjejnë bekime të pazakonta në mbledhje të ndryshme, të caktuara në mënyrë hyjnore [të tilla si mbledhjet e sakramentit dhe adhurimi në tempull]. …
Në fund, është vetëm në ndjekjen e shtegut të besëlidhjeve që ne trashëgojmë bekimet e Abrahamit, Isakut dhe Jakobit, bekimet më të larta të shpëtimit dhe ekzaltimit, të cilat mund t’i japë vetëm Perëndia. …
Ia vënshim veshin thirrjes së profetit për të qëndruar në shtegun e besëlidhjeve!