2021
Bekoni në Emrin e Tij
Maj 2021


“Bekoni në Emrin e Tij”, Për Forcën e Rinisë, maj 2021.

Sesioni i Priftërisë

Bekoni në Emrin e Tij

Pjesë të Shkëputura

i ri duke shpërndarë sakramentin

Qëllimi pse ne e marrim priftërinë, është që të na lejojë t’i bekojmë njerëzit për Zotin, duke e bërë këtë në emrin e Tij.

Kishin kaluar vite prej kohës që kur isha dhjak, kur mësova se çfarë do të thotë kjo në praktikë. Për shembull, kur isha prift i lartë, u caktova të vizitoja një mbledhje sakramenti në një qendër përkujdesjeje. M’u kërkua të shpërndaja sakramentin. Në vend që të mendoja për procesin ose saktësinë e mënyrës se si e shpërndava sakramentin, përkundrazi vështrova fytyrën e secilit prej të moshuarve. I pashë shumë prej tyre duke qarë. Një zonjë më kapi mëngën, vështroi lart dhe tha me zë të lartë: “O, faleminderit, faleminderit”.

Zoti e kishte bekuar shërbimin tim të dhënë në emrin e Tij. Atë ditë unë isha lutur që të vinte një mrekulli e tillë, në vend që të lutesha se sa mirë mund ta bëja pjesën time. U luta që njerëzit të ndienin dashurinë e Zotit nëpërmjet shërbimit tim plot dashuri. Kam mësuar se ky është çelësi për t’u shërbyer të tjerëve dhe për t’i bekuar ata në emrin e Tij. …

Unë besoj se ne mund ta lartësojmë shërbimin tonë të priftërisë gjatë gjithë jetës sonë dhe ndoshta përtej kësaj jete. Kjo do të varet nga zelli ynë në përpjekje për të ditur vullnetin e Zotit dhe nga përpjekjet tona për ta dëgjuar zërin e Tij, në mënyrë që të mund të dimë më mirë se çfarë dëshiron Ai për personin të cilit po i shërbejmë në emrin e Tij. Ky lartësim do të vijë me hapa të vegjël. Mund të vijë ngadalë, por do të vijë.