“Zemra të Thurura në Bashkim”, Për Forcën e Rinisë, maj 2021.
Sesioni i Paradites të së Shtunës
Zemra të Thurura në Bashkim
Pjesë të Shkëputura
Kur e pyetën: “Mësues, cili është urdhërimi i madh?” Shpëtimtari u përgjigj: “Duaje Zotin, Perëndinë tënde me gjithë zemrën tënde”, të pasuar nga urdhërimi: “Duaje të afërmin tënd porsi vetveten” [Mateu 22:36–39]. Përgjigjja e Shpëtimtarit e përforcon detyrën tonë qiellore. Një profet i lashtë urdhëroi “që të mos kishi[m] grindje me njëri‑tjetrin, por që të shikoni[m] përpara … , duke [i] pasur zemrat [tona] të thurura në bashkim dhe në dashuri kundrejt njëri‑tjetrit” [Mosia 18:21, theksimi i shtuar]. …
Tani, për të rinjtë e të rejat, teksa rriteni, vënia në lojë e të tjerëve mund të shtohet në mënyrë të rrezikshme. Ankthi, depresioni dhe gjëra më të këqija janë shpesh shoqëruesit e bullizmit [mujshimit]. …
Qartësisht, kundërshtari po e përdor këtë për ta lënduar brezin tuaj. Nuk ka vend për këtë në hapësirën tuaj në internet, në lagjet e banimit, shkollat, kuorumet ose klasat tuaja. Ju lutem, bëni gjithçka mundeni që t’i bëni këto vende më të mira dhe më të sigurta. …
… Teksa ndërveproni me të tjerët me mirësi, përkujdesje e dhembshuri, edhe me mënyra elektronike, ju premtoj se do t’i ngrini lart krahët që varen poshtë dhe do t’i shëroni zemrat. …
Le të përpiqemi fort secili prej nesh, pavarësisht nga mosha jonë, të jemi më të mirët që mundemi.
Kur përpiqeni fort të ndërveproni me të tjerët me dashuri, respekt e mirësi, ju pa dyshim do të lëndoheni ose ndikoheni negativisht nga zgjedhjet e këqija të të tjerëve. Çfarë të bëjmë atëherë? Ne e ndjekim këshillën e Zotit: “T’i doni armiqtë tuaj … dhe lutuni për ata që ju keqtrajtojnë” [Lluka 6:27–28].
Kur fatkeqësia dhe vështirësia shkaktohen mbi ne nga veprime kritikuese, negative, madje keqdashëse, ne mund të zgjedhim që të shpresojmë te Krishti. Kjo shpresë vjen nga ftesa dhe premtimi i Tij: “Merrni zemër, sepse unë do t’ju udhëheq përgjatë udhës” [Doktrina e Besëlidhje 78:18] dhe se Ai do t’i përkushtojë hidhërimet tuaja për të mirën tuaj [shih 2 Nefi 2:2].