“Mbrojtja e Kushtetutës Sonë të Frymëzuar në Mënyrë Hyjnore”, Për Forcën e Rinisë, maj 2021.
Sesioni i Pasdites të së Dielës
Mbrojtja e Kushtetutës Sonë të Frymëzuar në Mënyrë Hyjnore
Pjesë të Shkëputura
Në këtë kohë të trazuar, unë e kam ndier se duhet të flas rreth Kushtetutës së frymëzuar të Shteteve të Bashkuara. Kjo Kushtetutë është me rëndësi të veçantë për anëtarët tanë në Shtetet e Bashkuara, por ajo është edhe një trashëgimi e përbashkët e kushtetutave nëpër botë. …
Bindja jonë për frymëzimin hyjnor u jep shenjtorëve të ditëve të mëvonshme një përgjegjësi të pashoqe për ta përkrahur dhe mbrojtur Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara dhe parimet e kushtetimit kudo ku jetojmë. Ne duhet të mirëbesojmë te Zoti dhe të jemi pozitivë për të ardhmen e këtij kombi.
Çfarë tjetër duhet të bëjnë shenjtorët e ditëve të mëvonshme? Ne duhet të lutemi që Zoti t’i udhërrëfejë dhe bekojë të gjitha kombet dhe udhëheqësit e tyre. Kjo është pjesë e nenit tonë të besimit. Nënshtrimi ndaj presidentëve ose sundimtarëve sigurisht që nuk parashtron asnjë pengesë për kundërshtimin tonë ndaj ligjeve ose rregulloreve individuale. Ai vërtet kërkon që ne ta ushtrojmë ndikimin tonë në mënyrë qytetare dhe paqësore, brenda strukturës së kushtetutave tona dhe ligjeve që gjejnë zbatim. Për çështjet që nuk biem dakord, ne duhet të përpiqemi të arrijmë marrëveshje dhe të krijojmë unitet.
Ka detyra të tjera që janë pjesë e mbështetjes së Kushtetutës së frymëzuar. Ne duhet t’i mësojmë dhe mbrojmë parimet e frymëzuara të Kushtetutës. Ne duhet të kërkojmë dhe përkrahim njerëz të mençur dhe të mirë, të cilët do t’i përkrahin këto parime në veprimet e tyre publike (shih Doktrina e Besëlidhje 98:10). Ne duhet të jemi qytetarë që kanë njohuri, të cilët janë veprues në bërjen që të ndihet ndikimi ynë në çështjet qytetare.