2021
COVID‑19 dhe Tempujt
Maj 2021


“COVID‑19 dhe Tempujt”, Për Forcën e Rinisë, maj 2021.

Sesioni i Pasdites të së Dielës

COVID‑19 dhe Tempujt

Pjesë të Shkëputura

tempulli

Nga fillimi i vitit të kaluar, për shkak të pandemisë nga COVID-19 dhe dëshirës sonë për të qenë qytetarë të mirë në mbarë botën, ne morëm vendimin e vështirë për t’i mbyllur përkohësisht të gjithë tempujt. Gjatë muajve pasardhës, jemi ndier të frymëzuar t’i rihapim tempujt dalëngadalë përmes një metode shumë të kujdesshme. Tempujt tani po hapen në katër faza, duke iu bindur rreptësisht rregulloreve të qeverive vendore dhe protokolleve të sigurisë. …

Jemi mirënjohës për durimin dhe shërbimin tuaj të përkushtuar gjatë kësaj periudhe të ndryshueshme dhe sfiduese. Unë lutem që dëshira juaj për të adhuruar dhe shërbyer në tempull tani të ndritë më shumë se kurrë.

Ju mund të jeni duke e pyetur veten se kur do të jeni në gjendje që të ktheheni në tempull. Përgjigjja: Tempulli juaj do të hapet kur rregullat e qeverisë vendore ta lejojnë atë. …

Ndërkohë, mbajini të parat në mendjen dhe zemrën tuaj besëlidhjet dhe bekimet tuaja të tempullit. Qëndroni të vërtetë ndaj besëlidhjeve që keni bërë.

Ne po ndërtojmë tani për të ardhmen! …

Ne dëshirojmë ta sjellim shtëpinë e Zotit edhe më pranë anëtarëve tanë, që ata të mund të kenë privilegjin e shenjtë të frekuentimit të tempullit aq shpesh sa ta lejojnë rrethanat e tyre. …

Tempujt janë një pjesë jetësore e Rivendosjes së ungjillit të Jezu Krishtit në plotësinë e saj. Ordinancat e tempullit e mbushin jetën tonë me fuqi dhe forcë që nuk janë në dispozicion në asnjë mënyrë tjetër. Ne e falënderojmë Perëndinë për këto bekime.