2011
Konferenca e Përgjithshme Gjysmëvjetore e 181-të
Nëntor 2011


Konferenca e Përgjithshme Gjysmëvjetore e 181-të

Më shumë se 100.000 njerëz morën pjesë në pesë sesione të Konferencës së Përgjithshme Gjysmëvjetore të 181-të të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme në Qendrën e Konferencave në Solt-Lejk-Siti të Jutas në SHBA, më 1 dhe 2 tetor. Miliona të tjerë e panë ose e dëgjuan nëpërmjet TV, radios, satelitit dhe transmetimeve me internet.

Gjatë sesionit të parë të shtunën, më 1 tetor, Presidenti Tomas S. Monson njoftoi vendndodhjen e gjashtë tempujve të rinj: Barrankila në Kolumbi; Durban në Afrikën e Jugut; Kinshasa në Republikën Demokratike të Kongos; Paris në Francë; Provo në Juta, SHBA; dhe Star Valej në Uajoming, SHBA.

Pas këtij njoftimi, Presidenti Monson ftoi anëtarët për të kontribuar në Fondin e Përgjithshëm të Kishës për Ndihmën Përkrahëse për Tempujt. “Ky fond siguron vetëm një vizitë për në tempull për ata që ndryshe nuk do të ishin në gjendje që të shkonin në tempull”, tha ai.

Të shtunën pasdite, Plaku Dejvid A. Bednar, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, njoftoi një sesion të ri të youth.lds.org – FamilySearch Youth and Family History [Kërkimit Familjar për të Rinjtë dhe Historisë së Familjes](lds.org/familyhistoryyouth). Ky sesion i ri ka për qëllim të ndihmojë të rinjtë që të zbulojnë historinë e familjes dhe t’u shërbejnë paraardhësve të tyre duke kërkuar në dokumentet e tyre. (Shih artikullin në faqen 128.)

Gjithashtu gjatë këtij sesioni, Plaku Klaudio R. M. Kosta u lirua [nga thirrja] nga Presidenca e Të Shtatëdhjetëve. Plaku Ted R. Kelister u mbështet në Presidencën e Të Shtatëdhjetëve (shih faqen 128 për biografinë e tij). Dymbëdhjetë nga Të Shtatëdhjetët dhe Të Shtatëdhjetët Zonalë u liruan ose plotësuan statusin e daljes në pension (shih faqen 23 për mbështetjet dhe lirimet [nga thirrja]).

Gjatë bisedës së tij të dielën në mëngjes, Presidenti Henri B. Ajring, Këshilltar i Parë në Presidencën e Parë, kujtoi individët për thirrjen – e bërë gjatë konferencës së përgjithshme të prillit në fillim të këtij viti – për të gjithë anëtarët që të marrin pjesë në një ditë shërbimi gjatë 2011-ës (shih Henri B. Ajring, “Mundësi për të Bërë Mirë”, Liahona, maj 2011, f. 22).

Anëtarët përreth botës e dëgjuan konferencën në 93 gjuhë. Për informacion në lidhje me atë se kur do jenë në dispozicion në gjuhë të ndryshme variantet e konferencës në tekst, audio dhe video, vizitoni lds.org/general-conference/when-conference-materials-will-be-available.

Një paraqitje artistike tregon Tabernakullin e Provos, i cili u shkatërrua nga zjarri, të restauruar si tempullin e dytë në Provo të Jutas, SHBA.

© 2011 Intellectual Reserve, Inc. Të gjitha të drejtat rezervohen.