2011
Konkursi i Artit i Fton të Rinjtë për të Shkëlqyer
Nëntor 2011


Konkursi i Artit i Fton të Rinjtë për të Shkëlqyer

Muzeu i Historisë së Kishës i fton të rinjtë e moshës 13 deri në 18 vjeç për të marrë pjesë në Konkursin e tij të parë Ndërkombëtar të Artit për të Rinjtë.

Artistët duhet të krijojnë vepra që shprehin se çfarë do të thotë “ngrihuni e shkëlqeni” (shih DeB 115:4–6).

Vepra e artit duhet të jetë krijuar pas 1 janarit 2009. Konkurrentët duhet të jenë 13 vjeç, nga 1 janari 2012-ës dhe mund të paraqesin një vepër arti në internet nga 2 janari 2012-ës, deri në fund të afatit – të premten, 1 qershor 2012. Madhësia maksimale është 84 inç (213 cm) në përmasën më të gjatë. Të gjitha mjetet dhe stilet artistike janë të mirëpritura në konkurs.

Informacioni i paraqitjes do jetë në dispozicion në lds.org/youthartcomp.

Fituesve do t’u kërkohet të dërgojnë veprën e tyre origjinale në muze, për t’u paraqitur në ekspozitë nga data 16 nëntor 2012 deri më 17 qershor 2013.