Mbështetja e Drejtuesve të Kishës
Propozohet që ne të mbështesim Tomas Spenser Monson, si profet, shikues dhe zbulues, si dhe si President të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme; Henri Benion Ajring, si Këshilltar të Parë në Presidencën e Parë; dhe Diter Fridrih Uhtdorf, si Këshilltar të Dytë në Presidencën e Parë.
Ata që janë dakord, mund ta tregojnë.
Ata që janë kundër, nëse ka, mund ta tregojnë.
Propozohet që ne të mbështesim Bojd Kenet Paker, si President të Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dhe ata që vijojnë si anëtarë të atij kuorumi: Bojd K. Paker, L. Tom Peri, Rasëll M. Nelson, Dallin H. Ouks, M. Rasëll Ballard, Riçard G. Skot, Robert D. Hejls, Xhefri R. Holland, Dejvid A. Bednar, Kuentin L. Kuk, D. Tod Kristoferson dhe Nil L. Andersen.
Ata që janë dakord, ju lutem ta tregojnë.
Ndonjë kundër mund ta tregojë në të njëjtën mënyrë.
Propozohet që ne të mbështesim këshilltarët në Presidencën e Parë dhe Dymbëdhjetë Apostujt si profetë, shikues e zbulues.
Të gjithë që janë dakord, ju lutem tregojeni atë.
Kundër, në qoftë se ka, me të njëjtën shenjë.
Plaku Klaudio R. M. Kosta është liruar nga thirrja si anëtar i Presidencës së Kuorumeve të Të Shtatëdhjetëve.
Ata që mund të bashkohen me ne në një votim vlerësimi, ju lutem ta tregojnë atë.
Propozohet që ne të mbështesim Plakun Ted R. Kelister si anëtar të Presidencës së Kuorumeve të Të Shtatëdhjetëve.
Të gjithë që janë dakord, ju lutem tregojeni atë.
Ata që janë kundër, nëse ka.
Propozohet që të lirojmë Pleqtë Geri J. Koleman, Riçard G. Hinkli, Joshihiko Kikuçi, Karl B. Prat dhe Sesil O. Samuelson nga thirrjet si anëtarë të Kuorumit të Parë të Të Shtatëdhjetëve dhe t’i caktojmë ata si Autoritete të Përgjithshme nderi.
Propozohet që të lirojmë gjithashtu Pleqtë Von Jong Ko, Louell M. Snou dhe Pol K. Sibrovski nga thirrjet si anëtarë të Kuorumit të Dytë të Të Shtatëdhjetëve.
Ata që dëshirojnë të bashkohen me ne për t’u shprehur mirënjohje këtyre Vëllezërve për shërbimin e tyre të shkëlqyer, ju lutem ta tregojnë.
Pleqtë Ralf W. Hardi i Riu, Xhon M. Hantsman Plaku, Aleksandër N. Manzhos dhe J. Uillard Mariot i Riu, janë liruar nga thirrjet si Të Shtatëdhjetë Zonalë.
Propozohet që atyre t’u jepet një votim mirënjohjeje për shërbimin e tyre të dalluar.
Të gjithë që janë dakord, ju lutemi tregojeni.
Propozohet që ne të mbështesim Autoritetet e tjera të Përgjithshme, Të Shtatëdhjetët Zonalë dhe presidencat e përgjithshme të organizatave ndihmëse me përbërjen e tyre të tanishme.
Ata që janë dakord, ju lutem ta tregojnë.
Ndonjë kundër mund ta tregojë po ashtu.
Presidenti Monson, për aq sa kam mundur të vërej, votimi në Qendrën e Konferencave ka qenë unanim.
Faleminderit, vëllezër dhe motra, për votimin tuaj mbështetës, besimin, përkushtimin dhe lutjet tuaja.