2011
Mësime për Kohën Tonë
Nëntor 2011


Mësime për Kohën Tonë

Mësimet e Priftërisë Melkizedeke dhe të Shoqatës së Ndihmës të dielën e katërt të muajit do t’u kushtohen “Mësimeve për Kohën Tonë”. Secili mësim mund të përgatitet nga një ose më shumë biseda që janë dhënë në konferencën e përgjithshme më të fundit (shih tabelën më poshtë). Presidentët e kunjeve dhe të distrikteve mund të zgjedhin se cilat biseda duhet të përdoren, ose ata mund t’ia japin këtë përgjegjësi peshkopëve dhe presidentëve të degëve. Udhëheqësit duhet të theksojnë vlerën për vëllezërit e Priftërisë Melkizedeke dhe motrat e Shoqatës së Ndihmës që të studiojnë të njëjtat biseda në të njëjtën të diel.

Ata që marrin pjesë në mësimet e të dielave të katërta, nxiten të studiojnë dhe të sjellin në klasë botimin e revistës të konferencës së përgjithshme më të fundit.

Sugjerime për Përgatitjen e një Mësimi nga Bisedat

Lutuni që Shpirti i Shenjtë të jetë me ju kur studioni dhe jepni mësim bisedën(at). Mund të tundoheni ta përgatitni mësimin duke përdorur materiale të tjera, por bisedat e konferencës janë materiali mësimor i miratuar. Detyra juaj është të ndihmoni të tjerët të mësojnë dhe të jetojnë ungjillin siç mësohet në konferencën e përgjithshme më të fundit të Kishës.

Rishiheni bisedën(at), duke kërkuar parime dhe doktrina që plotësojnë nevojat e anëtarëve të klasës. Gjithashtu kërkoni ndodhí, referenca shkrimi të shenjtë dhe deklarata nga biseda(t) që do t’ju ndihmojnë të jepni mësim mbi këto të vërteta.

Bëni një plan se si të jepni mësim mbi parimet dhe doktrinat. Plani juaj duhet të përfshijë çështje që ndihmojnë anëtarët e klasës:

  • Të kërkojnë parime dhe doktrina në bisedë(at).

  • Të mendojnë për domethënien e tyre.

  • Të ndajnë së bashku kuptimet, idetë, përvojat dhe dëshmitë.

  • Të zbatojnë këto parime dhe doktrina në jetën e tyre.

Muajt kur Zhvillohen Mësimet

Materiale për Mësimet e së Dielës së Katërt

Nëntor 2011–Prill 2012

Bisedat e botuara në numrat e nëntorit 2011 të Liahonës*

Maj 2012–Tetor 2012

Bisedat e botuara në numrat e majit 2012 të Liahonës*