Mësimi 6
Familja Është Qendrore në Planin e Atit Qiellor
Hyrje
Profetët dhe apostujt bashkëkohorë kanë shpallur se “Familja është qendrore në planin e Krijuesit për destinacionin hyjnor të fëmijëve të Tij” (“Familja: Një Proklamatë drejtuar Botës”, Ensign ose Liahona, nëntor 2010, f. 129). Ky mësim do t’i ndihmojë studentët të kuptojnë se duke qenë “më të zellshëm dhe më të përfshirë në shtëpi” (DeB 93:50), ata mund t’i bëjnë familjet e tyre më thelbësore në jetën e tyre.
Lexim Konteksti
-
Robert D. Hales, “The Eternal Family”, Ensign, nëntor 1996, f. 64–67.
-
Dejvid A. Bednar, “Më të Zellshëm dhe më të Përfshirë në Shtëpi”, Ensign ose Liahona, nëntor 2009, f. 17–20.
-
Manuali 2: Administrimi i Kishës [2010], 1.1.1, 1.1.4, dhe 1.4.1 (nëse është në dispozicion).
Sugjerime për Mësimdhënien
Familja është qendrore në planin e Atit Qiellor
Përmendini klasës suaj se nga të gjitha temat e përmendura në konferencat e përgjithshme të kohëve të fundit, familja është mes temave të diskutuara më shpesh.
-
Si mendoni, përse udhëheqësit e Kishës flasin kaq shpesh rreth familjes?
Shkruajeni të vërtetën vijuese nga proklamata për familjen në tabelë dhe kërkojuni studentëve të thonë se çfarë do të thotë ajo për ta:
Për t’i ndihmuar studentët të kuptojnë më mirë se si familja është thelbësore në destinacionin tonë të përjetshëm, shpërndajuni studentëve kopje të fletushkës që gjendet në fund të këtij mësimi. Ndajeni klasën në grupe të vogla. Caktojini secilit grup të lexojë një nga tri pjesët e fletushkës dhe të diskutojë pyetjet që përfshihen. Sigurohuni që të caktohet secila pjesë.
Pas një kohe të mjaftueshme, ftoni të paktën një person që i caktohet secilës pjesë të fletushkës, për t’i dhënë klasës një përmbledhje të diskutimit të tyre në grupe të vogla. Dëshmoni për të vërtetën vijuese: Familja është pjesë qendrore e planit të Perëndisë për jetën para lindjes, në vdekshmëri dhe të përjetshme.
-
Çfarë përvojash ju kanë ndihmuar të ndieni rëndësinë thelbësore të familjes në planin e Atit Qiellor?
Doktrina e Besëlidhje 93:39–50
Bërja e familjes një përparësi
Përgatitini studentët të mësojnë nga Doktrina e Besëlidhje 93 duke shpjeguar se ky seksion shënon, mes gjërave të tjera, udhëzimin e Zotit rreth rëndësisë së rritjes së fëmijëve në “dritë e të vërtetë” dhe bërjes së familjes një përparësi. Shkruani referencat vijuese në tabelë:
Kërkojuni studentëve të lexojnë të paktën një nga referencat (sigurohuni që çdo referencë lexohet nga të paktën një student). Vërini studentët të kërkojnë kujt po i drejtohej Zoti dhe çfarë udhëzimi dha Ai. Pas një kohe të mjaftueshme, kërkojuni studentëve të raportojnë atë që mësuan. Sigurohuni që studentët e dallojnë se katër burrat e përmendur ishin Presidenca e Parë dhe peshkopi i Kishës në Ohajo; si rrjedhim, këto shkrime të shenjta i kujtojnë të gjithë anëtarët e Kishës, edhe ata që janë në pozita drejtuese, për t’i bërë familjet e tyre një përparësi. Ju mund t’u sugjeroni studentëve që ata ta shenjojnë përsëritjen ose modelin që gjendet në këto vargje – anëtarët e Kishës duhet të “vendos[in] në rregull” familjet e tyre (shih vargjet 43, 44 dhe 50).
-
Sipas vargjeve 42, 48 dhe 50, çfarë mund të bëjmë që të ndihmojmë për t’i vendosur në rregull familjet tona? (Studentët duhet të përcaktojnë sa vijon: t’u mësojnë fëmijëve dritë e të vërtetë, të pendohen, të braktisin gjërat e padrejta, të jenë më të zellshëm e më të përfshirë në shtëpi dhe të luten gjithmonë.)
Shkruani në tabelë parimin vijues: Ne ndihmojmë në përmbushjen e urdhërimit të Zotit për t’i vendosur në rregull familjet tona kur jemi më të zellshëm dhe më të përfshirë në shtëpi.
-
Çfarë mund të bëjë një i ri ose e re në moshë madhore për të qenë më të zellshëm e më të përfshirë në shtëpi?
Paraqitni thënien vijuese nga një letër e shkruar prej Presidencës së Parë në vitin 1999 dhe kërkojini një studenti ta lexojë atë me zë të lartë:
“Shtëpia është baza e një jete të drejtë dhe asnjë instrument tjetër nuk mund të zërë vendin e saj ose të përmbushë funksionet thelbësore të saj në çuarjen përpara të kësaj përgjegjësie të dhënë nga Perëndia.
Ne i këshillojmë prindërit dhe fëmijët t’u japin përparësinë më të lartë lutjes familjare, mbrëmjes familjare, studimit e udhëzimit të ungjillit dhe aktiviteteve të dobishme familjare. Sado të denja dhe të përshtatshme qofshin kërkesat ose veprimtaritë e tjera, ato nuk duhet të lejohen të zëvendësojnë detyrat e caktuara hyjnisht që vetëm prindërit dhe familjet mund t’i kryejnë ashtu si duhet” (Letër e Presidencës së Parë, 11 shkurt 1999, e cituar te Manuali 2: Administrimi i Kishës [2010], 1.4.1).
-
Sipas përvojës suaj, cilat janë disa nga “funksionet thelbësore” dhe “detyrat e caktuara hyjnisht” që kryhen më mirë në familje?
Paraqitni thënien vijuese dhe nxitini studentët të marrin parasysh bekimet që vijnë kur çdo pjesëtar i familjes përpiqet t’i përmbushë detyrat e caktuara në mënyrë hyjnore familjes:
“Kudo që të jetojnë anëtarët e Kishës, ata duhet të krijojnë një shtëpi ku Shpirti është i pranishëm. …
Një shtëpi, me prindër të dashur dhe besnikë, është mjedisi ku përmbushen më me efektshmëri nevojat shpirtërore dhe fizike të fëmijëve. Një shtëpi e përqendruar te Krishti, iu ofron të rriturve dhe fëmijëve një vend mbrojtjeje kundër mëkatit, strehë nga bota, shërim nga dhembje emocionale dhe të tjera, si dhe dashuri të angazhuar e të çiltër” (Manuali 2: Administrimi i Kishës, 1.4.1).
-
Si ndihmoni ju që të krijoni një shtëpi të përqendruar te Krishti për familjen tuaj?
-
Çfarë ndryshimi sjell ajo në familjen tuaj?
Shfaqeni thënien vijuese nga Plaku M. Rasëll Ballard, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dhe kërkojini një studenti ta lexojë atë me zë të lartë:
“Vendoseni gjithçka bëni jashtë shtëpisë në varësi dhe në mbështetje të asaj që ndodh brenda shtëpisë suaj. Kujtoni këshillën e Presidentit Harold B. Li që ‘puna më e rëndësishme … që do të bëni ndonjëherë, do të jetë brenda mureve të [vetë] shtëpisë suaj’ … dhe këshillën për çdo kohë të Presidentit Dejvid O. Mek-Kei që ‘asnjë sukses tjetër nuk mund ta kompensojë dështimin në shtëpi’” (“Që të Humburit të Mund të Gjenden”, Ensign ose Liahona, maj 2012, f. 99).
Jepuni studentëve një çast që të shkruajnë disa gjëra që mund t’i bënin për të qenë më të zellshëm e më të përfshirë në shtëpi dhe për ta bërë familjen e tyre një përqendrim thelbësor në jetën e tyre. Nxitini studentët që të vendosin një synim për ta ndjekur ecurinë nga një ide që e kanë shkruar. Dëshmoni se, kur studentët veprojnë sipas synimit të tyre, Zoti do t’i forcojë shpirtërisht dhe do t’i ndihmojë të kuptojnë se si veprimet e tyre gjithashtu i forcojnë familjet e tyre.
Materiale Leximi për Studentin
-
Robert D. Hales, “The Eternal Family”, Ensign, nëntor 1996, f. 64–67.