Seminare dhe Institute
Mësimi 2: Profetët dhe Apostujt Shpallin në Mënyrë Solemne


Mësimi 2

Profetët dhe Apostujt Shpallin në Mënyrë Solemne

Hyrje

“Familja: Një Proklamatë drejtuar Botës” fillon me këtë deklarim: “Ne, Presidencia e Parë dhe Këshilli i Dymbëdhjetë Apostujve të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, solemnisht shpallim …” (Ensign ose Liahona, nëntor 2010, f. 129). Profetët në çdo periudhë të kujdestarisë ungjillore kanë përgjegjësi për ta shpallur vullnetin e Zotit dhe për të paralajmëruar për pasojat e mëkatit. Ky mësim do t’i ndihmojë studentët të kuptojnë rolin e profetëve si roje që na paralajmërojnë për fatkeqësitë e parashikuara.

Lexim Konteksti

Sugjerime për Mësimdhënien

Ezekiel 33:1–7; Doktrina e Besëlidhje 1:4–5, 11, 14

Rojat në kullë

kulla e rojës

video iconTregojuni studentëve figurën e një kulle të rojave dhe pyetini nëse mund ta përcaktojnë strukturën në figurë. Shpjegoni se struktura është kopje e një kulle të lashtë të rojave. (Si një metodë tjetër të mundshme, nëse është në dispozicion në gjuhën tuaj, shfaqni minutën e parë të videos “Watchman on the Tower”, lds.org/media-library.) Kërkojuni studentëve se për çfarë gjërash mund të shohin rojat dhe përse është e rëndësishme që ata t’i kryejnë detyrat e tyre.

Ftojini studentët të lexojnë Ezekielin 33:1–3 dhe të përcaktojnë një përgjegjësi të rojës [sogjetarit].

  • Cila është përgjegjësia e rojës? (Të paralajmërojë njerëzit për rrezikun që po afrohet.)

Kërkojini një studenti të lexojë me zë të lartë Ezekielin 33:4–7.

  • Çfarë detyre i caktoi Zoti Ezekielit?

  • Si janë profetët të ngjashëm me rojat në një kullë? (Mund të jetë e dobishme për studentët që të lexojnë Doktrinën e Besëlidhjet 1:4–5, 11, 14 për t’i ndihmuar ata të kuptojnë se profetët modernë shërbejnë si roja. Ju mund të sugjeroni që studentët t’i kryqëzojnë si referencë këto vargje me Ezekielin 33:4–7. Merrni parasysh të vini në dukje se Plaku M. Rasëll Ballard, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, shpalli: “Si Apostuj të Zotit Jezu Krisht, është detyra jonë që të jemi rojat në kullë” [“Beware of False Prophets and False Teachers”, Ensign, nëntor 1999, f. 62].)

Dëshmoni doktrinën vijuese: Ati Qiellor i ka thirrur profetët e ditëve të mëvonshme që të na paralajmërojnë për rrezikun që po afrohet.

Për ta përforcuar këtë doktrinë, paraqitni thënien vijuese nga Presidenti Henri B. Ajring, i Presidencës së Parë, dhe kërkojini një studenti ta lexojë me zë të lartë:

Presidenti Henri B. Ajring

“Duket se nuk ka fund dëshira e Shpëtimtarit për të na udhëhequr drejt sigurisë. Dhe ka qëndrueshmëri në mënyrën se si Ai na e tregon shtegun. Ai thërret me më shumë se një mënyrë që ajo të mund të mbërrijë tek ata që janë të gatshëm ta pranojnë. Dhe ato mënyra gjithmonë përfshijnë dërgimin e mesazhit me anë të gojës së profetëve të Tij, kurdoherë që njerëzit janë të cilësuar për të pasur profetë të Perëndisë mes tyre. Ata shërbëtorë të autorizuar kanë gjithmonë përgjegjësinë të paralajmërojnë njerëzit, duke u treguar atyre udhën drejt sigurisë” (“Finding Safety in Counsel”, Ensign, maj 1997, f. 24).

  • Kur jeni ndier të mbrojtur nga ndjekja e këshillës profetike?

  • Çfarë këshille keni dëgjuar nga apostujt dhe profetët bashkëkohorë që mund të sjellin mbrojtje shpirtërore për familjet?

  • Në çfarë mënyrash proklamata për familjen është një zë paralajmërimi nga Ati ynë në Qiell?

Amos 3:6–7

Profetët dhe apostujt na ndihmojnë të kuptojmë këndvështrimin e Zotit mbi familjen

Lexoni thënien vijuese nga Plaku M. Rasëll Ballard, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve. Vërini studentët të kërkojnë mënyra sipas të cilave profetët bëhen të ndërgjegjësuar për rreziqet në botën e sotme.

Plaku M. Rasëll Ballard

“Kam dëgjuar që disa njerëz mendojnë se udhëheqësit e Kishës jetojnë brenda një ‘flluske’. Ajo që ata harrojnë, është se ne jemi burra dhe gra me përvojë dhe e kemi jetuar jetën tonë në kaq shumë vende dhe kemi punuar me shumë njerëz nga origjina të ndryshme. Detyrat tona të caktuara, të tanishme na çojnë, në kuptimin e plotë të fjalës, përreth globit, ku takohemi me udhëheqës politikë, fetarë, biznesi dhe humanitarë të botës. Edhe pse kemi vizituar [udhëheqës në] Shtëpinë e Bardhë në Uashington, D.K. dhe udhëheqësit e kombeve [dhe feve] anembanë botës, ne kemi vizituar edhe [familjet dhe njerëzit] më të përulur të tokës. …

Kur e merrni parasysh plot mendim jetën dhe shërbesën tonë, ju ka shumë mundësi të bini dakord se ne e shohim dhe e përjetojmë botën në mënyra që pak njerëz të tjerë e shohin dhe e përjetojnë. Ju do ta kuptoni se jetojmë brenda një ‘fluske’ më pak sesa shumica e njerëzve. …

…Ka diçka rreth urtësisë vetjake dhe të bashkuar të [udhëheqësve të Kishës], e cila duhet t’ju sigurojë njëfarë ngushëllimi. Ne kemi përjetuar gjithçka, përfshirë pasojat e ligjeve dhe rregulloreve të ndryshme publike, zhgënjimet, tragjeditë e vdekjet në vetë familjet tona. Ne nuk jemi të palidhur me jetën tuaj” (“Qëndroni Brenda në Barkë dhe Mbahuni!” Ensign ose Liahona, nëntor 2014, f. 90).

  • Si mund t’i ndihmojnë udhëheqësit e Kishës përvojat e tyre të gjera në rolin e tyre si roja?

Shpjegoni që profetët kanë lejen e përdorimit të diçkaje shumë më të rëndësishme sesa përvoja jetësore për t’i ndihmuar ata që të përmbushin detyrat e tyre të dhëna në mënyrë hyjnore. Kërkojini një studenti të lexojë me zë të lartë Amosin 3:6–7. Vëruni në dukje studentëve se Përkthimi prej Jozef Smithit e ndryshon fjalën “shkaktuar” në “ditur” te vargu 6 dhe fjalën “pa” në “derisa” te vargu 7 (shih shënimet në fund të faqes [në anglisht] për këto dy vargje). Ky diskutim mund të jetë një mundësi e shkëlqyer për ju që t’i nxitni studentët për t’i përdorur shënimet në fund të faqes gjatë studimit të tyre vetjak të shkrimeve të shenjta.

Thojuni studentëve përkufizimin vijues: Një profet është “një njeri i cili është thirrur nga Perëndia dhe flet për Të. Si lajmëtar i Perëndisë, një profet merr urdhërime, profeci dhe zbulesa nga Perëndia. … Një profet e denoncon mëkatin dhe paratregon pasojat e tij” (Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Profet”, scriptures.lds.org).

Kopjoni skemën vijuese në tabelë:

skema e këndvështrimit

Lejojini studentët për disa minuta që të përsiatin dhe diskutojnë skemën. Ju mund të doni të shpjegoni që skema ilustron se si këndvështrimi i Perëndisë mbi familjen e përmbledh jetën para lindjes, në vdekshmëri dhe pas vdekjes. Nëpërmjet zbulesës, profetët marrin një këndvështrim më të gjerë dhe ata më pas na ndihmojnë ta rritim këndvështrimin dhe kuptueshmërinë tonë.

  • Si ilustron kjo skemë arsyen përse ne do të ishim të urtë ta studionim proklamatën për familjen? (Shkruani sa vijon në tabelë: Nëpërmjet studimit të proklamatës për familjen, ne mund të mësojmë këndvështrimin e Atit Qiellor për familjen.)

Kërkojuni studentëve të nxjerrin kopjet e tyre të proklamatës “Familja: Një Proklamatë drejtuar Botës”. Theksoni frazën e hapjes: “Ne, Presidencia e Parë dhe Këshilli i Dymbëdhjetë Apostujve të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, solemnisht shpallim. …” Jepuni studentëve disa minuta që ta hetojnë proklamatën për familjen, duke kërkuar provë që këndvështrimi i Perëndisë mbi martesën dhe familjen është i ndryshëm nga ai i botës. Ftojini studentët të tregojnë atë që gjetën dhe renditini përgjigjet e studentëve në tabelë.

Doktrina e Besëlidhje 90:1–5

Ndjekja e këshillës së profetëve në proklamatën për familjen do të na mbajë të sigurt

Ftojini studentët të kërkojnë Doktrinën e Besëlidhjet 90:1–3 për të përcaktuar atë që Zoti i kishte dhënë Profetit Jozef Smith.

  • Çfarë i dha Zoti Jozef Smithit? (Çelësat e mbretërisë, që përfaqësojnë të drejtat e presidencës ose autoritetin për të drejtuar mbretërinë e Perëndisë në tokë.)

  • Kush i mban po të njëjtat çelësa sot? (Çdo anëtar i Presidencës së Parë dhe i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve.)

Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 90:4–5. Vëreni klasën të kërkojë atë që Zoti premtoi se do t’i vinte Kishës nëpërmjet Profetit. (Zoti tha se Kisha do të merrte “orakujt”. U thoni studentëve që fjala “orakujt” do të thotë “zbulesat”.)

  • Çfarë paralajmërimi u dha Zoti shenjtorëve në vargun 5?

  • Çfarë parimi mund të mësojmë nga ky paralajmërim? (Përgjigjet duhet të tregojnë kuptueshmërinë e parimit vijues: Nëse i trajtojmë si me pak vlerë zbulesat që Perëndia na i jep nëpërmjet profetëve të Tij, ne do të pengohemi dhe biem. Merreni parasysh ta shkruani këtë parim në tabelë.)

Paraqitni thëniet vijuese nga Motra Karol F. Mek-Konki, e presidencës së përgjithshme të Të Rejave, dhe Plaku M. Rasëll Ballard, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve:

Karol F. Mek-Konki

© Busath.com

“Ne mund të zgjedhim ta shpërfillim, tallim, marrim nëpër këmbë fjalën e Krishtit të folur nga shërbëtorët e Tij të shuguruar apo të ngremë krye kundër saj. Por Shpëtimtari dha mësim se ata që e bëjnë këtë, do të dëbohen nga populli i Tij i besëlidhjes [shih 3 Nefi 20:23]” (Karol F. Mek-Konki, “Jetoni sipas Fjalëve të Profetëve”, Ensign ose Liahona, nëntor 2014, f. 79).

Plaku M. Rasëll Ballard

“Kam zbuluar gjatë shërbesës sime se ata që janë bërë të humbur [dhe] të ngatërruar, janë zakonisht ata që kanë harruar… më shpesh se, kur Presidenca e Parë dhe Kuorumi i Të Dymbëdhjetëve flasin me një zë të bashkuar, ai është zëri i Zotit për atë kohë. Zoti na kujton: ‘Qoftë nëpërmjet zërit tim apo nëpërmjet zërit të shërbëtorëve të mi, është njësoj’ [DeB 1:38]” (M. Rasëll Ballard, “Qëndroni Brenda në Barkë dhe Mbahuni!” f. 90).

  • Cilët mund të jenë disa tregues që dikush po e trajton me lehtësi këshillën që gjendet në proklamatën për familjen?

  • Çfarë bekimesh keni marrë ju ose njerëz të tjerë duke ia vënë veshin këshillës në proklamatën për familjen?

  • Çfarë mendimesh dhe ndjenjash keni përsa u përket profetëve të ditëve të mëvonshme, të cilat mund t’ia thoni klasës?

Dëshmoni që proklamata për familjen është një deklaratë e frymëzuar nga zëri i bashkuar i pesëmbëdhjetë profetëve, shikuesve dhe zbuluesve. Nxitini studentët të përdorin gjatë gjithë këtij kursi mundësinë që të luten për një dëshmi më të thellë për të vërtetat që përmbahen në proklamatën për familjen.

Materiale Leximi për Studentin