2012
Konferenca e Përgjithshme Vjetore e 182-të Përmban Ndryshimet në Udhëheqjen e Të Shtatëdhjetëve, e Peshkopatës dhe të Shoqatës së Ndihmës
Maj 2012


Konferenca e Përgjithshme Vjetore e 182-të Përmban Ndryshimet në Udhëheqjen e Të Shtatëdhjetëve, e Peshkopatës dhe të Shoqatës së Ndihmës

“Ne nuk mund të qëndrojmë të gjithë nën të njëjtën çati”, tha Presidenti Tomas S. Monson, Presidenti i Kishës, në sesionin e hapjes së Konferencës së Përgjithshme Vjetore të 182-të, më 31 mars 2012, “por tani kemi aftësinë për të marrë pjesë në zhvillimet e kësaj konference nëpërmjet mrekullive të televizionit, radios, televizionit me kabëll, transmetimit satelitor dhe internetit – madje në telefonat celularë. Ne bashkohemi si një, duke folur gjuhë të ndryshme, duke jetuar në vende të ndryshme, por të gjithë të një besimi dhe një doktrine, dhe një qëllimi.”

Kjo deklaratë ishte e vërtetë për më shumë se 100.000 njerëz, që morën pjesë në sesionet e konferencës së përgjithshme në Qendrën e Konferencave në Solt-Lejk-Siti të Jutas në SHBA, më 31 mars dhe 1 prill – dhe për miliona të tjerë që i panë ose i dëgjuan nëpërmjet transmetimeve televizive, radiofonike, satelitore dhe përmes internetit. Midis transmetimeve të drejtpërdrejta dhe ritransmetimeve, anëtarët dhe individët e tjerë anekënd botës i kanë ndjekur ose do t’i ndjekin në 94 gjuhë.

Madje që përpara nisjes së konferencës së përgjithshme, shumë anëtarë të Kishës i përdorën këto teknologji moderne për t’i ftuar të tjerët të merrnin pjesë në konferencë. Opsionet e reja në faqen e internetit, banderolat dhe prezantimet e reja grafike të paraqitura në muajin mars, të disponueshme në gjuhë të ndryshme, do të postohen në faqen conference.lds.org në javët përpara çdo konference të përgjithshme.

Ndryshime të shumta u bënë në udhëheqjen e Kishës gjatë sesionit të pasdites të së shtunës; midis atyre që u liruan nga thirrjet ishin anëtarët e Peshkopatës Kryesuese dhe presidencës së përgjithshme të Shoqatës së Ndihmës. Plaku Stiven E. Snou u lirua nga Presidenca e Të Shtatëdhjetëve; gjithashtu u liruan edhe 37 të Shtatëdhjetë Zonalë. Për listën e plotë të të mbështeturve dhe të të liruarve nga thirrjet, shihni faqen 27.

Në Peshkopatën Kryesuese u thirrën Geri E. Stivenson, Peshkop Kryesues; Zherald Kosé, Këshilltar i Parë; dhe Din M. Dejvis, Këshilltar i Dytë. Në presidencën e re të përgjithshme të Shoqatës së Ndihmës u thirrën Linda K. Barton, presidente; Karol M. Stivens, këshilltare e parë; dhe Linda S. Rivs, këshilltare e dytë.

Plaku Riçard J. Meinis i Kuorumit të Parë të Të Shtatëdhjetëve u thirr për të shërbyer në Presidencën e Të Shtatëdhjetëve.

Në Kuorumin e Parë të Të Shtatëdhjetëve u thirrën si anëtarë Plaku Leri Eko Houk, Plaku Robert C. Gei dhe Plaku Skot D. Uaiting. U thirrën nga Kuorumi i Dytë i Të Shtatëdhjetëve për në Kuorumin e Parë Plaku Krejg A. Kardon dhe Plaku Stenli G. Elis.

Peshkopi H. Dejvid Barton dhe këshilltarët e tij shërbyen së bashku në Peshkopatën Kryesuese për më shumë se 16 vjet. Ndonëse ka pasur Peshkopë Kryesues që kanë shërbyer më gjatë, asnjë Peshkopatë Kryesuese nuk ka shërbyer së bashku për një kohë kaq të gjatë.

Lexoni biografinë e këtyre të sapothirrurve duke filluar nga faqja 135.

Në konferencë, ndryshime të shumta u bënë në udhëheqjen e Kishës gjatë sesionit të pasdites të së shtunës; midis atyre që u liruan nga thirrjet ishin anëtarët e Peshkopatës Kryesuese dhe presidencës së përgjithshme të Shoqatës së Ndihmës. Plaku Riçard J. Meinis u thirr në Presidencën e Të Shtatëdhjetëve; gjithashtu u thirrën 40 të Shtatëdhjetë Zonalë.

Me mirësinë e: ???