2012
Plaku Krejg A. Kardon
Maj 2012


Plaku Krejg A. Kardon

i Të Shtatëdhjetëve

Plaku Krejg A. Kardon

Plaku Krejg Alen Kardon, i thirrur kohët e fundit në Kuorumin e Parë të Të Shtatëdhjetëve nga Kuorumi i Dytë, pranon ndikimin e Shpirtit në çdo gjë të mirë në jetën e tij.

“Nëna dhe babai më ndihmuan, që kur isha djalë, të filloja të njihja zërin e Shpirtit, të dija se çfarë po ndieja”, kujtoi ai. “Ai komunikim nga Zoti është i mundshëm për të gjithë ata që e kërkojnë atë me zell dhe është thelbësor në këtë punë të mrekullueshme.”

Pas misionit në Itali, Plaku Kardon u martua me Deborah Luis Danan në nëntor të 1970-ës në Tempullin e Mesës në Arizona. Vetëm 13 vjet më vonë, Plaku Kardon u bë president i Misionit të Italisë, Romë. Në atë kohë, kishin lindur shtatë prej tetë fëmijëve të tyre dhe ishin të moshave nga nëntë muajsh deri në 11 vjeç.

“Edhe vetëm kjo gjë ju tregon shumë rreth Motrës Kardon”, tha Plaku Kardon. “Besimi, dashuria, durimi dhe mirësia e saj kanë qenë një bekim i jashtëzakonshëm për mua, për familjen tonë dhe për të gjithë ata që e njohin atë.”

Nga 2006-ta deri në 2011-ën, Plaku Kardon shërbeu në Presidencën e Zonës së Afrikës Perëndimore, përvojë që e përshkroi si një “bekim të mrekullueshëm për të punuar midis njerëzve të cilët i duam shumë”.

Gjatë gjithë jetës së vet, Plaku Kardon ia ka dedikuar shumicën e kohës së tij punës filantropike me organizata kombëtare e ndërkombëtare për familjen dhe rininë.

Plaku Kardon u lind në dhjetor të 1948-ës, në Mesa të Arizonës në SHBA nga Uilford Prat dhe Vileit Alen Kardon. Pas marrjes së diplomës baçelor për kontabilitet nga Universiteti Shtetëror i Arizonës, ai u vetëpunësua në lloje të shumta biznesi të interesit të tij. Ai më vonë mori masterin për administrim publik [MPA] nga Shkolla “Kenedi” e Universitetit të Harvardit.

Përpara thirrjes si Autoritet i Përgjithshëm, ai shërbeu si president i kuorumit të pleqve, misionar kunji, president misioni, peshkop, president kunji, mësues i Doktrinës së Ungjillit dhe mësues instituti.

“Zoti po i mbledh fëmijët e Tij anembanë botës”, tha Plaku Kardon. “Pavarësisht rrethanave individuale, hiri i Jezu Krishtit është i mjaftueshëm për të gjithë ata që vijnë tek Ai.”