2012
Peshkopi Geri E. Stivenson
Maj 2012


Peshkopi Geri E. Stivenson

Peshkopi Kryesues

Peshkopi Geri E. Stivenson

Peshkopi Geri Evën Stivenson thotë se e ka kaluar pjesën më të madhe të jetës së vet duke këqyrur punën thelbësore që bëjnë peshkopët nëpër botë. Babai i tij, tha ai, ishte “peshkopi i rinisë sime dhe shembulli i tij ndikoi thellë tek unë”.

Në shumë raste, babai i Peshkopit Stivenson do ta ftonte atë gjatë vizitave tek një prej më shumë se 60 vejushave që jetonin në lagjen e tyre. Peshkopi Stivenson mësoi nga i ati mësime rreth shërbimit si të Krishtit dhe kujdesit për ata në nevojë. Ato mësime, tha ai, do t’i shërbejnë mjaft në thirrjen e tij si Peshkop Kryesues i Kishës.

“Peshkopët e Kishës janë me të vërtetë heronjtë e mi”, tha ai. “Çdo ditë në veçanti ata po ndikojnë kaq shumë mbi anëtarët e Kishës, veçanërisht te fëmijët dhe të rinjtë e të rejat.”

I lindur në gusht të 1955-ës nga Ivën N. dhe Vera Xhin Stivenson, Peshkopi Stivenson u rrit në një familje që ishin me origjinë nga pionierët në luginën Keiç të Jutas.

Ndërsa qe i ri, ai pranoi thirrjen për të shërbyer në një mision në Japoni. Ajo detyrë rrënjosi te Peshkopi Stivenson një dashuri të dyfishtë për Azinë si dhe për shpërndarjen e ungjillit, që ka zgjatur gjithë jetën.

Pas kthimit nga misioni i tij, ai u regjistrua në Universitetin Shtetëror të Jutas. Ndodhi atje që ai takoi (dhe menjëherë ra në dashuri me) Lesa Xhen Higlin. Të dy u martuan në prill 1979 në Tempullin e Ajdaho Follsit në Ajdaho. Familja Stivenson ka katër djem.

Peshkopi Stivenson synoi një diplomë për administrim biznesi dhe më pas bashkëthemeloi dhe shërbeu si president i një kompanie prodhuese pajisjesh stërvitore.

Ai ka shërbyer në një mori thirrjesh në Kishë, përfshirë këshilltar në presidencën e kunjit, peshkop dhe president në Misionin e Japonisë, Nagoja (2004–2007). Ai u thirr në Kuorumin e Parë të Të Shtatëdhjetëve në vitin 2008 dhe shërbeu si këshilltar dhe president i Zonës Veriore të Azisë.