2016
Treguesi i Ngjarjeve në Konferencë
Maj 2016


Treguesi i Ngjarjeve në Konferencë

Lista vijuese e përvojave të përzgjedhura të treguara gjatë konferencës së përgjithshme, mund të përdoret për studim vetjak, mbrëmje familjare dhe mësimdhënie tjetër. Numri i përket faqes së parë të bisedës.

Folësi

Ngjarja

Nil L. Andersen

(49) Fëmijët dhe të rinjtë bekohen kur të rriturit iu afrohen atyre me dashuri, u mësojnë ungjillin e i mirëpresin ata në Kishë.

Mervin B. Arnold

(53) Nëna e Mervin B. Arnoldit shpëton dele të humbura e të lënduara të Atit Qiellor. Vëllai peshkatar i Plakut Alehandro Patania vdes në det ndërkohë që pret të shpëtohet gjatë një stuhie. Një mik i Mervin B. Arnoldit bashkohet me Kishën pasi ishin shoqëruar për 25 vjet. Një peshkop ndihmon të shpëtohen 21 të rinj.

Linda K. Barton

(13) Motrat marrin masa në vitin 1856 për t’i ndihmuar shenjtorët e bllokuar në fusha. Një çift përkujdesës ndihmon një familje refugjatësh. Një ish-presidente e Shoqatës së Ndihmës në kunj përkujtohet për shërbimin dhe dashurinë e vet në varrimin e saj.

D. Tod Kristoferson

(93) I riu D. Tod Kristoferson dëshiron të ndjekë gjurmët e babait të tij të ndershëm. Një baba lutet për të birin çdo mëngjes për shkak të dashurisë së tij për të.

Kuentin L. Kuk

(97) Anëtarët e Misionit të Bangkokut në Tajlandë gëzohen kur mësojnë se do të ndërtohet një tempull në Tajlandë. Një bijë e vdekur vuloset me familjen e saj pasi i shfaqet në tempull bashkëshortes së një Autoriteti të Përgjithshëm. Pavarësisht trazirave politike, Presidenti Gordon B. Hinkli ngul këmbë për një ceremoni të gurit të qoshes në përkushtimin e Tempullit të Suvës në Fixhi.

Kevin R. Dankan

(33) Një cifël druri del nga gishti i Kevin R. Dankanit pasi ai i vendos në mënyrë të përsëritur pomadë dhe fashë.

Meri R. Durham

(23) Një baba që e mban të bijën në krahë përgjatë një liqeni e shmang tërheqjen poshtë nën ujë duke i hequr këpucët nga këmbët.

Sheril A. Esplin

(6) Një folëse në një takim shpirtëror jep mësim mbi rëndësinë e përqendrimit tek të tjerët dhe shërbimit ndaj tyre. Një fëmijë mëson në Fillore se Jezusi e do atë.

Henri B. Ajring

(19) Dy anëtarë të Kishës druhen se sprovat dhe provat e tyre do t’ua mposhtin besimin përveç nëse ata e rifitojnë dashurinë e tyre për Shpëtimtarin dhe Kishën e Tij.

(81) Henri B. Ajring ndien dhembje për një familje që nuk u vulos në tempull. Një e ve e cila bashkohet me Kishën e pret me padurim jetën e përjetshme me familjen e saj.

Gerit W. Gong

(108) Një trajner basketbolli e nxit të riun Gerit W. Gong që të përpiqet të luajë futboll. Përpara se të shkojë në tempull, një mekanik i pastron duart e tij duke i larë enët me dorë.

Robert D. Hejls

(105) Robert D. Hejlsi merr përshtypje nga Fryma e Shenjtë në shërbimin e tij në Kishë dhe në jetën vetjake.

Donald L. Hallstrom

(26) Vajza e vogël e Donald L. Hallstromit bën një detyrë me shkrim në shkollë që ajo do të jetë me Atin Qiellor nëse vdes. Anëtarët e Kishës në Liberi citojnë shkrime të shenjta dhe këndojnë “Sa i Fortë një Themel” me bindje të pazakontë.

Pol V. Xhonson

(121) Vajza e madhe e Pol V. Xhonsonit vdes me shpresë te jeta tjetër dhe te Ringjallja.

Patrik Kiëron

(111) Patrik Kiëroni nuk është më i njëjti pasi dëgjon historitë e refugjatëve dhe dëshmon se si punonjësit e përkushtuar të ndihmës kujdesen për ta.

Nill F. Mariot

(10) Nill F. Marioti merr përkujdesje nga gruaja e dytë e gjyshit të të fejuarit të saj. Nill F. Marioti e mbron amësinë përpara një telefonueseje anonime.

Jairo Macagardi

(56) Si një i sapokthyer në besim në Kishë, Jairo Macagardi kërkon dhe gjen përgjigje për pyetjet e tij rreth Rivendosjes.

Tomas S. Monson

(85) Një mbajtës i denjë i priftërisë e urdhëron një anije shpëtimi që ta shpëtojë atë dhe ekuipazhin e tij nga gomonet e tyre të shpëtimit.

Rasëll M. Nelson

(66) Rasëll M. Nelsoni vulos një familje në tempull pasi dy bijat e vdekura të familjes i luten atij nga përtej velit dhe babai e vëllai i tyre bëhen të denjë për në tempull.

Dallin H. Ouks

(114) Jozef Smithi përballet me kundërshtim ndërkohë që kërkon një botues për Librin e Mormonit.

Boni L. Oskarson

(87) Fryma e Shenjtë ia pohon vërtetësinë e ungjillit një nëne, biri i së cilës është i sëmurë rëndë.

Stiven W. Ouen

(70) Ndërkohë që ngjit një mal me kalë, Stiven W. Ouen e di se do të jetë mirë nëse e ndjek babanë e tij. Stiven W. Ouen është i lumtur që shpërndan sakramentin. Një ri në Zelandën e Re i jep një bekim priftërie nënës së tij.

Ronald A. Rasband

(46) Vizita e Ronald A. Rasbandit në Pakistan është “një ditë e çmuar” për të dhe shenjtorët atje. Ronald A. Rasbandi merr pjesë në një transmetim Ballë për Ballë.

Dejll G. Renland

(39) Teksa merr sakramentin, një motër në Afrikën e Jugut e kupton natyrën vetjake të sakrificës së Shpëtimtarit.

Kent F. Riçards

(118) Pas përkushtimit të një tempulli, Kent F. Riçardsi dhe bashkëshortja e tij pagëzohen për paraardhësit e tyre. Kent F. Riçardsi dëshmon pagëzimin e një familjeje prej tre brezash për paraardhësit e tyre.

Stiven E. Snou

(36) Lutjet e Stiven E. Snout dhe familjes së tij bëhen më të përulura, më të ndiera e të sinqerta teksa biri i tij e merr veten pas një dëmtimi të rëndë në kokë.

Geri E. Stivenson

(29) Pasi humb çelësat e makinës së vet, Geri E. Stivenson bën një analogji midis çelësave që duhen për të ndezur një makinë dhe çelësave të priftërisë që duhen për të drejtuar Kishën. Ndërkohë që fëmijët e saj po pagëzohen për paraardhësit e një punonjësi tjetër në tempull, një nënë e kupton se ata janë paraardhësit e saj gjithashtu.

Diter F. Uhtdorf

(101) Diter F. Uhtdorfi e ndien ndikimin e Frymës së Shenjtë ndërsa e përsiat restaurimin e Dresdenit në Gjermani pas Luftës II Botërore.

W. Kristofer Uadell

(90) Një djali në Fillore i duket e vështirë të mendojë rreth Jezusit. Një baba dhe një nënë gjejnë paqe pasi mësojnë se janë të vulosur me djalin e tyre të mitur që kishte vdekur.