2016
Mbështetja e Të Shtatëdhjetëve të Rinj dhe e Presidencës së re të Fillores
Maj 2016


Mbështetja e Të Shtatëdhjetëve të Rinj dhe e Presidencës së re të Fillores

Njëmbëdhjetë Të Shtatëdhjetë të rinj të Autoriteteve të Përgjithshme, 62 Të Shtatëdhjetë Zonalë dhe një presidencë e re e përgjithshme e Fillores u mbështetën gjatë sesionit të pasdites të së shtunës në konferencën e përgjithshme të prillit 2016.

Të thirrur si Të Shtatëdhjetë të rinj të Autoriteteve të Përgjithshme ishin Plaku W. Mark Baset, Mark A. Breg, Uedhërford T. Klejton, Valeri V. Kordon, Xhoakin E. Kosta, Masimo De Feo, Piter F. Mërs, K. Bret Natres, S. Mark Palmer, Geri B. Sebin dhe Ivan A. Shmuc.

Xhoi D. Xhons u mbështet si presidente e përgjithshme e Fillores, me Xhin B. Binghemin si këshilltare e parë dhe Boni H. Kordonin si këshilltare e dytë.