Plaku W. Mark Baset
Autoritet i Përgjithshëm I Shtatëdhjetë
Çdo verë kur ishte një djalë i vogël, W. Mark Baseti udhëtonte me familjen e tij nga shtëpia e tyre në zonën e Sakramentos, Kaliforni, SHBA për të vizituar gjyshen e tij nga nëna në Alabama, SHBA. Gjatë ditëve të tyre të udhëtimit atje, familja e bëri zakon t’i vizitonte rregullisht vendet historike të Kishës.
Qoftë nëse ishte vizitë në rrethinat historike të Navusë, Iliniois apo shëtitje nëpër Korijen e Shenjtë në Palmira, Nju-Jork, Plaku Baset i mban mend ndjenjat e fuqishme që kishte – madje kur ishte djalë i vogël – teksa i vizitonte ato vende të shenjta.
“Ne ndiem diçka atje”, thotë ai. “Kjo ishte mënyra se si u formua dëshmia ime, nëpërmjet përvojave të vogla.”
Ajo dëshmi e fituar kur ishte i ri ka qenë një burim force për Plakun Baset gjatë gjithë jetës së tij.
I lindur më 14 gusht 1966, nga Eduina Akeri dhe Uilliam Lin Baseti, në Karmajkëll, Kaliforni, Plaku Baset është i dyti nga pesë fëmijët. Shërbimi në Kishë dhe të jetuarit e ungjillit ishin përparësi të mëdha në familjen e tij.
Pas shërbimit në Misionin e Guatemala-Sitit në Guatemalë nga viti 1985 deri në vitin 1987-, Plaku Baset u shpërngul në Provo, Juta për të ndjekur Universitetin “Brigam Jang”. Ai u martua me Anxhela Brejshërin në Tempullin e Solt– Lejkut, më 20 dhjetor 1989. Ata janë prindërit e pesë fëmijëve dhe kanë dy nipër e mbesa.
Në vitin 1991, Plaku Baset mori një diplomë për kontabilitet nga UBJ-ja dhe më vonë u shpërngul me familjen e tij sërish në zonën e Sakramentos për të punuar në industrinë e shitjes së automjeteve me shumicë në ankande. Ai punoi si kontrollor në Ankandin Brejshër të Automjeteve të Sakramentos dhe si nëpunës i lartë financiar e bashkëpronar i shoqërisë West Coast Auto Auctions, Inc., ku drejtonte ankande automjetesh në të gjitha Shtetet e Bashkuara perëndimore.
Plaku Baset ka shërbyer në shumë pozicione në Kishë, përfshirë si president i Të Rinjve të lagjes, peshkop, këshilltar i lartë, president kunji, president i Misionit të Mesës në Arizona nga viti 2007 deri në vitin 2010- dhe si I Shtatëdhjetë Zonal.