Motra Xhin B. Binghem
Këshilltare e Parë, Presidenca e Përgjithshme e Fillores
Për thuajse gjashtë vjet, Motrës Xhin Barus Binghemit i ka pëlqyer shumë të shërbejë në thirrjen e saj në bordin e përgjithshëm të Fillores. Ajo ka vizituar shtëpitë e anëtarëve dhe ka marrë pjesë në Filloret, duke dëshmuar besimin e fortë të shenjtorëve të ditëve të mëvonshme – sidomos të fëmijëve të Fillores – anekënd botës.
Motra Binghem, e cila u mbështet së fundi si këshilltare e parë në presidencën e përgjithshme të Fillores, e ka kaluar pjesën më të madhe të jetës së saj duke u dhënë mësim, duke i edukuar dhe dashur fëmijët. Nëse ka qenë me motrat dhe vëllezërit e saj më të vegjël që janë rritur, dy vajzat e saj, vajzat e saj të birësuara, nipërit dhe mbesat, vizitorët në shtëpinë e saj, ose ata që i ka takuar si një anëtare e bordit të përgjithshëm të Fillores, ajo ka qenë një mbrojtëse dhe burim force për shumë njerëz.
“Çdo fëmijë ka potencial të mrekullueshëm, dhe nëse i shihni ata përmes syve të Atit Qiellor, ne mund t’i ndihmojmë ata të bëhen gjithçka që Ai ka planifikuar që ata të bëhen”, thotë ajo.
E lindur më 10 qershor 1952, në Provo, Juta, SHBA, Edith Xhoi Klarkut dhe Robert Roulend Barusit, Motra Binghem është fëmija i tretë nga nëntë fëmijë. Kur ajo ishte tre muajshe, familja e saj u shpërngul në Indiana në mënyrë që babai i saj të mund të vazhdonte shkollimin. Në gjashtë vitet e para të jetës së saj, Motra Binghem dhe familja e saj jetuan në katër shtete.
Pasi u diplomua nga shkolla e mesme në Nju-Xhërsi, Motra Binghem u shpërngul në Provo, Juta, për të ndjekur Universitetin “Brigam Jang”. Në vitin e dytë atje, ajo u takua me bashkëshortin e saj të ardhshëm, Brus Brajën Binghemin, një djalë ferme nga Ilinoisi i cili u pagëzua kur ishte adoleshent me prindërit e tij. Ata u martuan më 22 dhjetor 1972, në Tempullin e Provos, Juta.
Gjithë jeta e saj e shërbimit në Kishë ka përfshirë kohën si presidente e Fillores të lagjes, presidente e Të Rejave, këshilltare në presidencën e Shoqatës së Ndihmës, presidente e Të Rejave të kunjit, punonjëse tempulli dhe mësuese e seminarit herët në mëngjes.
“Modeli që kam parë në jetën e saj, në 43 vitet tona të martesës, është një ndjekje e vazhdueshme e nxitjeve të Shpirtit”, thotë vëllai Binghem për bashkëshorten e tij. “Ajo ka bërë, herë pas here, atë që Zoti dëshironte që ajo të bënte.”