2016
Plaku Ivan A. Shmuc
Maj 2016


Plaku Ivan A. Shmuc

Autoritet i Përgjithshëm I Shtatëdhjetë

Plaku Ivan Anton Shmuc është mirënjohës për përvojat zbuluese që i janë mirëbesuar atij nga Zoti. Kthimi i tij në besim tek ungjilli është thelluar nëpërmjet studimit të rregullt të shkrimeve të shenjta, shërbimit në mbretëri dhe bindjes së tij ndaj urdhërimeve të Perëndisë.

Lindur më 6 qershor 1954, në Seint-Xhorxh, Juta, SHBA, nga Riçard dhe Miriam Shmuci, Plaku Shmuc mësoi herët për fuqinë e lutjes. Kur ishte skautist fillestar ai shiti bileta me vlerë 17 dollarë për një festë të madhe, por nuk mundi t’i gjente paratë kur ishte koha për t’i dorëzuar. E ëma e nxiti të lutej dhe Zoti ia zbuloi atij me saktësi vendin ku ishin paratë. Ishte një pohim i fortë i dashurisë dhe ndërgjegjshmërisë së Perëndisë për të.

Në moshën 18-vjeçare, Plaku Shmuc e humbi motrën e tij më të madhe në një aksident automobilistik. Kjo pati një ndikim të pamasë tek ai, duke bërë të ndodhnin përvoja domethënëse shpirtërore.

Pak pas kësaj, ai u thirr në mision dhe raportoi për trajnim. U lut për një dëshmi vetjake për ungjillin. Ndërkohë që i vëzhgonte disa nga mësuesit që jepnin mësim rreth Vegimit të parë, ai thotë: “Mora një dëshmi kaq të fuqishme sa që e kisha të vështirë të qëndroja në dhomë”.

Pas shërbimit në Misionin e Grinsboros në Karolinën e Veriut, Plaku Shmuc e bëri zakon vazhdimin e studimit të shkrimeve të shenjta përditë për gjithë pjesën tjetër të jetës. “Kam gjetur gëzim të madh, nxënie dhe kuptueshmëri vetjake gjatë studimit herët në mëngjes për një kohë shumë, shumë të gjatë.”

Plaku Shmuc u martua me Sindi Li Simsin më 23 shkurt 1978, në Tempullin e Provos në Juta. Plaku Shmuc mori diplomë për anglisht dhe një doktoratë për jurist nga Universiteti Brigam Jang. Ai punoi si profesionist për disa firma ligjore nga viti 1984 deri në vitin 2016.

Ndërkohë që u dilte në krye nevojave të pesë fëmijëve, Plaku Shmuc shërbeu si këshilltar i lartë, peshkop, anëtar i një presidence kunji, president i Misionit të Kebus në Filipine (2011–2014), si president dege në qendrën e trajnimit të misionarëve dhe si anëtar i Kuorumit të Pestë të Të Shtatëdhjetëve.