Shërbesa e Profetëve dhe Apostujve
Si “dëshmitarë [të] veçantë të emrit të Krishtit në gjithë botën” (DeB 107:23), profetët dhe apostujt e vazhdojnë shërbesën kudo në botë. Që nga konferenca e fundit e përgjithshme, anëtarët e Presidencës së Parë dhe të Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve përveç detyrave të tjera:
Kanë përdorur mjetet e komunikimit shoqëror dhe ngjarjet Face to Face [Ballë për Ballë] për t’u ardhur në ndihmë të rinjve dhe të rinjve në moshë madhore (shih lds.org/youth/activities).
Kanë folur në konferenca kundër pornografisë dhe për historinë familjare.
Kanë folur në universitete rreth të bërit “mijëvjeçaristë të vërtetë” dhe në mbrojtje të besimit dhe vlerave morale.
Janë takuar me anëtarë dhe udhëheqës të Kishës, zyrtarë të qeverisë dhe udhëheqës fetarë në Argjentinë, Botsvanë, Kili, në Republikën Demokratike të Kongos, Ekuador, Mozambik, Peru, Filipine, Uruguai, Zambia dhe Zimbabve.