2016
Kisha po Rritet në Afrikë
Maj 2016


Kisha po Rritet në Afrikë

Rritja e Kishës në Afrikë ka vazhduar me një ritëm të fortë në 30 vitet e kaluara. Në fillim të vitit 2016, në Afrikë kishte 1.600 bashkësi SHDM, me më shumë se gjysmë milioni anëtarë të Kishës – që do të thotë 11 herë më shumë lagje dhe degë dhe 20 herë më shumë anëtarë sesa në vitin 1985.

Në vitin 2015 Kisha krijoi 17 kunje të reja në të gjithë Afrikën.

Udhëheqësit ia dedikuan rritjen, të paktën pjesërisht, përqendrimit të ungjillit te familja. Hoao Kastenheira, president kunji në Maputo, Mozambik, thotë: “Anëtarët kërkojnë një kishë që u sjell atyre lumturi, dhe ungjilli i rivendosur i Krishtit sjell lumturi te familjet”.

“Ndiej vërtet se kjo është koha e Afrikës”, thotë Plaku Eduard Dubi, i Të Shtatëdhjetëve, një vendas i Zimbabve. “Dora e Zotit është në kontinent.”