Plaku Geri B. Sebin
Autoritet i Përgjithshëm I Shtatëdhjetë
Tri pemë Krishtlindjeje janë domethënëse në kujtesën e Plakut Geri B. Sebin.
E para ishte një pemë e bukur Krishtlindjeje nga rinia e tij. Kur Geri u ngjit në pemë duke u përpjekur të arrinte një kallam sheqeri, e gjithë pema ra në dysheme.
E dyta ishte një degë me shumë gjelbërim që e gjeti si një misionar kur po shërbente në Belgjikë dhe Holandë nga viti 1973 deri në vitin 1975. Plaku Sebin dhe shoku i tij i misionit e morën degën në shtëpi në apartamentin e tyre dhe e mbështetën rreth kartolinave të Krishtlindjes që kishin marrë nga familjet.
E treta ishte një pemë e sajuar me drita Krishtlindjeje të lidhura pas mbajtëses së serumit pranë shtratit të vajzës së tij në spital. Një nga tre fëmijët e familjes Sebin vuante nga fibroza cistike. Vajza e tij kishte marrë një transplantim të dy mushkërive një vit pas vdekjes së vëllait të saj nga e njëjta sëmundje.
“Kemi mësuar shumë më tepër nga fëmijët tanë sesa ata kanë mësuar prej nesh”, thotë Plaku Sebin.
Si një Autoritet i Përgjithshëm, ai do t’i kujtojë pemët e Krishtlindjes dhe mësimet e mësuara prej tyre. Çdo pemë thekson pjesë të udhëtimit të tij – nga një djalë i vogël që donte një kallam sheqeri te një misionar që jepte mësim planin e shpëtimit deri te një baba që u mbështet mbi planin dhe dashurinë e Shpëtimtarit për ta përkrahur familjen e tij gjatë sprovave në vdekshmëri.
Geri Biron Sebini i lindi Marvin E. dhe Silvia W. Sebinit më 7 prill 1954, në Provo, Juta, SHBA. Ai u martua me Valeri Purdinin në gusht 1976. Ata janë prindër të pesë fëmijëve; fëmija i gjashtë lindi i vdekur.
Pasi u diplomua nga Universiteti “Brigam Jang” në Provo, Plaku Sebin mori një diplomë masteri për administrim nga Universiteti i Stenfordit.
Plaku Sebin ka shërbyer në thirrje të shumta në Kishë, përfshirë thirrjen si peshkop, president kunji dhe i Shtatëdhjetë Zonal. Ai ka punuar si themelues, kryetar dhe shef ekzekutiv (CEO) i disa kompanive, përfshirë Excel Realty Trust, Price Legacy, Excel Realty Holdings dhe Excel Trust.
Në vitin 1993, Plaku dhe Motra Sebin krijuan Sebin Children’s Foundation [Fondacionin Sebin për Fëmijët], një organizatë e dedikuar për trajtimin e nevojave mjekësore të fëmijëve.