Histori nga Shkrimet e Shenjta
Njerëzit Besnikë e Ndoqën Jezusin
Kur Jezusi i vizitoi nefitët, Ai u dha mësim atyre rreth pagëzimit dhe se si ta merrnin sakramentin. Ai themeloi Kishën e Tij.
Jezusi e bekoi secilin fëmijë. Engjëj erdhën! Jezusi i shëroi njerëzit dhe u lut për ta. Pastaj Ai u kthye sërish në qiell.
Pasi Jezusi u largua, njerëzit vazhduan të bënin atë që Ai dha mësim. Që të gjithë ata, punuan së bashku dhe e ndanë atë që kishin, kështu që asnjë nuk ishte i varfër. Udhëheqësit e Kishës i bekuan ata që ishin të sëmurë.
Në vend që të luftonin, njerëzit zgjodhën të shkonin mirë me njëri-tjetrin. Gjithsecili i zbatoi urdhërimet e Perëndisë. Dhe ata ishin të lumtur për një kohë shumë të gjatë!
Jeta ime do të jetë më e lumtur po t’i zbatoj urdhërimet e Perëndisë. Unë mund ta ndaj atë që kam me të tjerët. Unë mund t’i ndihmoj njerëzit që të shkojnë mirë me njëri-tjetrin.