Eja, Më Ndiq: Libri i Mormonit
Si mund të lutem ashtu siç dha mësim Shpëtimtari?
(28 Shtator – 11 Tetor)
Kur Krishti i vizitoi nefitët, Ai u lut me ta 11 herë. Nëpërmjet fjalëve dhe shembullit, Ai u mësoi se si duhej të luteshin. Profetët, shikuesit dhe zbuluesit e ditëve të mëvonshme vazhdojnë të na mësojnë atë që dha mësim Shpëtimtari rreth lutjes. Ja tek janë disa shembuj:
Çfarë dha mësim Shpëtimtari |
Çfarë na mësojnë profetët, shikuesit dhe zbuluesit e ditëve të mëvonshme |
Lutuni për të tjerët (shih 3 Nefi 17:14, 17, 21; shih edhe 3 Nefi 18:23) |
“Lutja me gjithë energjinë e shpirtit tonë për të tjerët, na shton aftësinë për të dëgjuar e për t’i vënë vesh zërit të Zotit.”1 |
“Mbani sytë hapur dhe … lut[u]ni gjithnjë” (3 Nefi 18:15) |
“Pikërisht nëpërmjet lutjes së sinqertë dhe të çiltër ne mund të marrim bekimet e nevojshme dhe ndihmën e kërkuar për të ecur përpara në udhëtimin ndonjëherë të vështirë dhe sprovues, të cilin e quajmë vdekshmëri.”2 |
“Lutuni … në familjet tuaja” (3 Nefi 18:21; shih edhe 3 Nefi 17:3) |
“Nëse ju do të … [merrni] pjesë në lutje të përditshme familjare, … ju do t’i merrni bekimet e premtuara nga Zoti në rritjen e pasardhësve të drejtë.”3 |
Mos përsëritni shumë fjalë (shih 3 Nefi 19:24; shih edhe 3 Nefi 13:7) |
“Lutjet tona duhet të jenë të thjeshta, të drejtpërdrejta dhe të sinqerta.”4 |
“Vazhdoni të luteni” (3 Nefi 19:26) |
“Lutuni shpesh. Lutuni në mendjen tuaj, në zemrën tuaj. Lutuni në gjunjë. Lutja është çelësi juaj vetjak për qiellin. Dryni është nga ana juaj e velit.”5 |