2020
Si t’i mund ndjenjat e vetmisë?
Tetor 2020


Pyetje dhe Përgjigje

Si t’i mund ndjenjat e vetmisë?

girl with her head down

Fotografi nga Kay Lynn Hodges

Zhvillojini Talentet Tuaja

Unë i mund ndjenjat e mia të vetmisë duke i zhvilluar talentet e mia, qoftë me një vegël muzikore, një veprimtari të parapëlqyer etj. Kjo ndihmon që ta heqësh mendjen nga ndjenja e vetmisë dhe shpesh ajo do të largohet tërësisht. Kjo do të bëjë gjithashtu që të gjeni njerëz të tjerë me interesa si tuajat.

Stiven H., mosha 12 vjeç, Nju-Meksiko, SHBA

Kërkojeni Dritën

Unë kërkoj përkrahjen, nxitjen dhe dashurinë e Atit Qiellor dhe Frymës së Shenjtë për të më dhënë paqe, shpresë dhe forcë kur meditoj, lutem dhe i lexoj shkrimet e shenjta. Ashtu siç thuhet te 3 Nefi 11:11, Jezu Krishti është “drita dhe jeta e botës”. Ai erdhi që ta largonte errësirën.

Andrea B., mosha 18 vjeçe, Zulia, Venezuelë

Shkojuni në Ndihmë Miqve dhe Familjarëve

Kur ndihem e vetmuar, më pëlqen që t’u shkoj në ndihmë miqve dhe familjarëve të mi; më bën vërtet të ndihem e lumtur. Shikoj bekimet në jetën time dhe e falënderoj Atin Qiellor për aq shumë sa Ai më ka dhënë tashmë!

Telli N., mosha 16 vjeçe, Oregon, SHBA

Kujtoni Planin e Perëndisë

Dijeni se nëpërmjet planit të Perëndisë, ne nuk jemi kurrsesi të vetmuar. Fryma e Shenjtë është gjithnjë me ne dhe Perëndia e di se çfarë na mundon. Zoti kaloi çdo sprovë dhe çdo mundim që ju hasni. Një nga gjërat më të rëndësishme që ndiejmë në jetën në vdekshmëri, është lumturia, por nuk mund të kemi lumturi pa pasur trishtim (shih 2 Nefi 2:11). Lutjuni Perëndisë dhe kërkoni ndihmë; Ai nuk do të lërë në baltë asnjërin prej nesh.

Brok S., mosha 17 vjeç, Jutë, SHBA

Mirëbesojini Zotit

Lënia e Shtëpisë për të ardhur në Brazil për misionin tim ishte e vështirë. Madje mezi e flisja edhe gjuhën! Por kam mësuar se nëse e ke me vete Shpirtin e Zotit, nuk je kurrë i vetmuar. Ai ju njeh dhe do t’ju ndihmojë gjithnjë. Mirëbesojini Atij!

Plaku [Elder] Xhozef Tolen, mosha 20 vjeç, Misioni Kampinas, Brazil