Eja, Më Ndiq: Libri i Mormonit
Çfarë do të thotë të kthehesh vërtet në besim?
(19–25 Tetor)
Pasi Shpëtimtari iu shfaq nefitëve, ata përjetuan gati 200 vjet uniteti dhe paqeje, sepse ata ishin të gjithë të “kthyer në besim[in] te Zoti” (4 Nefi 1:2).
Lumturia dhe Uniteti
Nefitët ishin të lumtur dhe të bashkuar nëpërmjet veprimeve të tyre të drejta (shih 4 Nefi 1:2–15).
-
Ata ishin të drejtë dhe dashamirës ndaj njëri‑tjetrit.
-
Ata i ndiqnin urdhërimet e Krishtit.
-
Ata ishin të përulur në agjërim e lutje.
Cilët janë disa shembuj të tjerë të veprimeve të drejta të nefitëve? Mund të lexoni te 4 Nefi 1:2–15 dhe t’i plotësoni vendet bosh me shembuj të tjerë që gjeni:
-
_______________________________________________________________
-
_______________________________________________________________
Hidhërimi dhe Përçarja
Për fat të keq, ato vite uniteti dhe lumturie nuk zgjatën përgjithmonë. Më së fundi, nefitët hoqën dorë nga bindja ndaj urdhërimeve të Perëndisë (shih 4 Nefi 1:24–31). Duke e bërë këtë:
-
Ata u bënë egoistë dhe krenarë.
-
Ata i ndërtuan kishat e tyre për përfitim financiar.
-
Ata e mohuan Kishën e Krishtit.