Eja, Më Ndiq: Libri i Mormonit
Si mund ta përjetojmë fuqinë shëruese të Krishtit?
(28 Shtator – 11 Tetor)
Në shërbesën që Jezu Krishti u dha nefitëve, Ai u tregoi dashuri të madhe dhe fuqinë e Tij shëruese të gjithë atyre që erdhën tek Ai. Çfarë mund të mësojmë nga përvoja e nefitëve me Shpëtimtarin?
Sprovat e Nefitëve
Dekadat përpara ardhjes së Jezusit ishin të trazuara. Nefitët duruan:
-
Trazira qytetare (shih 3 Nefi 7:1–4).
-
Ligësi dhe neveri (shih 3 Nefi 2:3; 7:7).
-
Diskriminim klasor (shih 3 Nefi 6:10–14).
-
Përndjekje fetare (shih 3 Nefi 1:9).
-
Luftë (shih 3 Nefi 2:17).
-
Fatkeqësi natyrore gjatë tri ditëve të errësirës (shih 3 Nefi 8).
Shërbesa e Krishtit dhënë Nefitëve
Kur Shpëtimtari iu shfaq nefitëve, Ai i ftoi të gjithë që ishin të “prekur në ndonjë mënyrë” (3 Nefi 17:7) që të vinin përpara dhe të shëroheshin. Ftesa e Tij u shtri përtej sprovave bashkëkohore të nefitëve. Ajo gjeti zbatim te plagët e dukshme dhe të padukshme, të cilat nefitët mund t’i kishin mbartur gjatë gjithë jetës së tyre. Jezu Krishti e shëroi “secilin” (3 Nefi 17:9) dhe u dha shërbesë atyre “një nga një” (3 Nefi 17:21).