Drejt në Temë
Nëse kam pasur sfida të shëndetit mendor, a mund të shërbej ende në një mision?
Po. Të gjithë ata që “k[anë] dëshirë t’i shërbe[jnë] Perëndisë … thirren… për veprën” (Doktrina e Besëlidhje 4:3). Vendi ku shërbejmë është më pak i rëndësishëm sesa mënyra si shërbejmë. Dhe kushdo që mendon të shërbejë në një mision, do ta marrë në konsideratë shëndetin e vet fizik dhe mendor.
Nëse keni dëshirë të shërbeni në një mision, bisedoni me peshkopin tuaj. Ai mund t’ju ndihmojë të filloni procesin për bërjen e kërkesës. Si pjesë e atij procesi do të përfshihet këshillimi me mjekët dhe profesionistë të tjerë, si edhe udhëheqësit e Kishës dhe prindërit. Këto këshillime nuk kanë për qëllim që të vlerësojnë nëse ti je “mjaftueshëm i mirë” për Zotin, por që të ndihmojnë të përcaktojnë mundësitë më të mira për shërbimin tuaj.
Një thirrje për të shërbyer mund t’i vijë kujtdo që dëshiron të shërbejë. Detyra që merrni për të shërbyer në një vend të veçantë ose në një mënyrë të veçantë mund të varet nga shumë faktorë. Njerëzit që kanë sfida me shëndetin (përfshirë shëndetin mendor), nganjëherë janë përpjekur që të mos e tregojnë atë informacion gjatë procesit të bërjes së kërkesës, duke menduar se do t’i ndihmojë ata ta marrin caktimin që duan. Por nëse jeni plotësisht të ndershëm rreth historisë suaj mjekësore (përfshirë shëndetin mendor), Zoti do t’ju bekojë. Ai pret nga ju që të bëni gjithçka mundeni për ta përmirësuar shëndetin tuaj. Dhe pjesa më e madhe e përkrahjes mjekësore që merrni në shtëpi, mund të vazhdojë në fushën e misionit.