Parandalimi i Abuzimit
Në marrëdhëniet e shëndetshme, njerëzit kërkojnë falje për fjalët dhe veprimet e tyre të pasjellshme dhe mbështeten te forca shlyese e Shpëtimtarit tonë për t’i ndihmuar ata që të përmirësohen e pendohen. Por në situata të pashëndetshme, njerëzit vazhdojnë t’i trajtojnë të tjerët ashpër dhe ato marrëdhënie mund të bëhen abuzive.
“[Abuzimi dhe të tjera] fyerje të tilla nuk kanë vend në mbretërinë e Perëndisë”, dha mësim Presidenti Rasëll M. Nelson (“Thesaret Shpirtërore”, konferenca e përgjithshme e tetorit 2019). Disa artikuj në revistën e Kishës këtë muaj do të na ndihmojnë ta përcaktojmë dhe trajtojmë abuzimin:
-
Në artikullin tim në faqen 18, unë flas për tiparet e abuzimit dhe përcaktoj disa burime që t’ju ndihmojnë ju apo njerëz që ju i njihni, për tʼi dalluar dhe për t’u shëruar nga marrëdhëniet abuzive.
-
Në faqen 58, një vajzë adoleshente tregon përvojën e saj që u abuzua seksualisht kur ishte fëmijë dhe se si qe në gjendje të gjente kurajë dhe forcë që të fliste hapur dhe të kërkonte ndihmë nga të rritur të besuar dhe nga Shpëtimtari.
-
Në rubrikën Miku të këtij muaji, në faqen M12, ju mund të gjeni një veprimtari me shkrim për t’ju ndihmuar që të diskutoni me fëmijët tuaj se si “të thuash jo”. Merreni parasysh ta përdorni këtë veprimtari si bazë për një mësim në një mbrëmje shtëpie mbi parandalimin e abuzimit.
-
Abuzimi emocional mund të jetë po aq dëmtues sa edhe llojet e tjera të abuzimit. Lexoni artikullin “Dallimi i Abuzimit Emocional” në formatin elektronik të këtij numri që të mësoni pesë shenja paralajmëruese dhe se si të merrni ndihmë.
Nëse jeni lënduar, ju mund të drejtoheni te Perëndia për drejtim e shërim dhe gjithashtu mund të kërkoni ndihmë nga individë të besuar. Zoti e kupton atë që ndiejmë dhe Ai do të na udhërrëfejë drejt sigurisë e gëzimit teksa i drejtohemi Atij.
E ndiefshim të gjithë dashurinë e Perëndisë dhe i kërkofshim ndihmë Atij çdo ditë.
Xhejsën Uaiting, Doktor Shkencash
Fakulteti i Jetës Familjare, Universiteti “Brigam Jang”