2020
Nëse Jeni Viktimë e Abuzimit
Tetor 2020


Nëse Jeni Viktimë e Abuzimit

Çfarë Është Abuzimi?

Abuzimi është shpërfillja ose keqtrajtimi i të tjerëve (të tillë si një fëmijë, një njeri i moshuar, një njeri me aftësi ndryshe ose kushdo tjetër), në një mënyrë të tillë që shkakton dëm fizik, emocional apo seksual. Ai shkon në kundërshtim me mësimet e Shpëtimtarit.

“Qëndrimi i Kishës është se abuzimi nuk mund të tolerohet në asnjë formë” (General Handbook: Serving in The Church of Jesus Christ of Latter-day Saints [2020], 38.6.2). Abuzimi i shkel ligjet e Perëndisë dhe mund të jetë edhe një shkelje e ligjeve të shoqërisë.

Llojet e Ndryshme të Abuzimit

Abuzimi Fizik: Sjellje e qëllimshme agresive apo e dhunshme nga një person kundrejt një tjetri që përfundon me lëndim fizik.

Abuzimi Seksual: Veprimtaria apo kontakti i padëshiruar seksual, me shkelës që përdorin forcën, që bëjnë kërcënime apo përfitojnë nga viktimat që nuk janë në gjendje ta japin miratimin. E gjithë veprimtaria seksuale ndërmjet një të rrituri dhe një fëmije është abuzim pavarësisht nga miratimi.

Abuzimi Verbal ose Emocional: Një model sjelljeje në të cilin një person e sulmon qëllimisht dhe në mënyrë të përsëritur dikë në mënyra jo fizike, të tilla si fjalë të rënda, trembje, manipulim ose poshtërim. Kjo shkakton një përcaktim më të ulët për vetëvlerësimin dhe dinjitetin. Ndonëse nuk është fizik, ky lloj abuzimi e dëmton mirëqenien e përgjithshme mendore dhe emocionale të personit.

Si të Kërkoni Ndihmë

Zoti pret që ne të bëjmë gjithçka mundemi për ta parandaluar abuzimin dhe për t’i mbrojtur e ndihmuar ata që kanë qenë viktima të abuzimit. Nga askush nuk pritet që t’i durojë sjelljet keqtrajtuese. Qoftë nëse po ndodhin tani apo kanë ndodhur kohë më parë, ju mund të gjeni burime që ju ndihmojnë, te abuse.ChurchofJesusChrist.org.