Rinia
Kur u veçova për të shërbyer si misionar kohëplotë në Misionin e San‑Bernardinos në Kaliforni, familja ime ndodhej pikërisht atje me mua. Në këtë fotografi jam unë duke përqafuar një nga vëllezërit e mi pasi mora veçimin. Ka qenë një rrugëtim derisa arrita në këtë pikë, por jam shumë mirënjohës për ndryshimet që kam parë te vetja dhe familja ime.
Në vitin e parafundit të shkollës së mesme, pësova një aksident të rëndë me makinë. Përpara aksidentit nuk po bëja gjërat që duhej t’i bëja. Por pas përplasjes, këndvështrimi im vërtet ndryshoi. Jeta mund të më ishte marrë pikërisht në atë çast dhe në atë vend dhe nuk doja që të më përfundonte në atë mënyrë. Peshkopi im më ndihmoi të vija në shtegun e duhur: të lexoja Librin e Mormonit çdo ditë dhe të përgatitesha që të shërbeja në një mision.
Vrapimi në pistë është sporti im, pasioni im. Pas përplasjes, nuk merrja dot pjesë në atë sezon dhe pyesja veten se çfarë më kishte mbetur. Por iu drejtova Zotit dhe, ndërsa e bëra, pata një sezon të shkëlqyer vitin pasues. Ende kisha vështirësi, por ajo që ndryshoi është se në vend që ta bëja për veten e bëra atë për Zotin.
Thjesht të kuptuarit se sa shumë bekime mund të vijnë nga plotësia e ungjillit, ishte ajo ç’ka më ndryshoi. Pasi e kam marrë gjithë atë lumturi dhe gëzim, dua ta shpërndaj në mbarë botën. Dëshiroj shumë që njerëzit të kenë gëzimin që unë kam çdo ditë për shkak të ungjillit. Dhe ja përse po shërbej në një mision: për të ndihmuar që “të bëj të ndodhë pavdekësia dhe jeta e përjetshme e njeriut” (Moisiu 1:39).
Garret W., 18 vjeç, Karolina e Veriut, SHBA