2020
“A Keni një Libër Blu me Shkronja të Arta?”
Tetor 2020


“A Keni një Libër Blu me Shkronja të Arta?”

Pak kohë pasi e hodha tutje librin, isha kureshtar të dija se çfarë kishte në të.

seaag with Book of Mormon inside

Ilustrimi nga Greg Newbold

Vite më parë mora një libër blu me shkronja të arta në kapak nga misionarët që shërbenin në bazën ushtarake ku po merrja trajnim për punën time në Flotën Detare të Shteteve të Bashkuara.

Kur fillova ta lexoja librin, dikush më tha se ishte i rremë ngaqë ishte kopjuar prej Biblës. Kjo më bëri që ta vë në dyshim vërtetësinë e librit, por e mbajta atë. Lexova pak prej tij, e vendosa në fund të çantës sime ushtarake dhe më pas e harrova.

Mbi një vit më vonë, vendosa të pastroja çantën. E gjeta librin, por nuk kisha më ndonjë interesim për të, prandaj e hodha tutje. Por ca kohë më vonë, u bëra kureshtar se çfarë kishte në atë libër blu me shkronja të arta. Tani besoj se kjo ndjenjë erdhi nga Shpirti, “që drejton për të bërë mirë” (Doktrina e Besëlidhje 11:12).

Në vitin 2005, një mik që sapo e kisha njohur, më ftoi të flisja me misionarët. Në fillim pata pyetje dhe dyshime rreth asaj që po më mësonin, por misionarët kishin besim në vetvete dhe dhanë përgjigje që kishin kuptim për mua.

Kur e kuptova se këta misionarë ishin të ngjashëm me ata që kisha takuar vite më parë, unë plot ankth i pyeta: “Ju djem, a keni një libër blu me shkronja të arta?”

“Po, kemi!” – u përgjigj njëri prej tyre. “Quhet Libri i Mormonit!”

Isha i emocionuar që e kisha sërish Librin e Mormonit. Në fakt, isha kaq i emocionuar sa e lexova më shumë se një herë në më pak se dy javë! Teksa lexoja dhe lutesha, arrita të dija se ai është fjala e Perëndisë.

Plaku Ruben V. Aliod, i Të Shtatëdhjetëve, tha diçka në konferencën e përgjithshme që lidhet me përvojën time për Librin e Mormonit: “Çdo lexues që zotohet ta studiojë me sinqeritet [Librin e Mormonit], me shpirtin e lutjes, nuk do të mësojë vetëm rreth Krishtit, por do të mësojë nga Krishti – veçanërisht nëse e marrin vendimin që ta ‘provo[jnë] virtytin e fjalës’ [Alma 32:5] dhe të mos e hedhin poshtë para kohe për shkak të mosbesimit paragjykues nga ajo që të tjerët kanë thënë për gjëra që nuk i kanë lexuar kurrë”1.

Nëpërmjet leximit të Librit të Mormonit, lutjes dhe mirëbesimit te Shpirti, unë kam parë gjëra të mëdha të ndodhin në jetën time.

Shënim

  1. Ruben V. Alliod, “I Gjetur nëpërmjet Fuqisë së Librit të Mormonit”, Liahona, nëntor 2019, f. 37.