2020
Ajo Është Ende e Jona
Tetor 2020


Ajo Është Ende e Jona

Bashkëshorti im dhe unë do të vuloseshim, por kjo ordinancë e shenjtë ishte më e madhe se ne të dy së bashku.

Pamja
photo of baby and temple

Ilustrimi nga Joshua Dennis

Pas shtatë vjetësh që shpresonin dhe prisnim për fëmijë, bashkëshorti im dhe unë më së fundi u bekuam me një bijë. Elisa ishte drita e jetës sonë, por ajo jetoi vetëm pesë muaj përpara se të vdiste nga pneumonia.

Ajo ishte përvoja më e rëndë e jetës sime. Çdo ditë do të kthehesha në shtëpi nga puna dhe do të ulesha e qaja. Vjehrri dhe vjehrra ime uleshin me mua për të më dhënë forcë. Vazhdoja të lutesha për një fëmijë tjetër, por nuk patëm. Isha e humbur në trishtim.

Vjehrri dhe vjehrra filluan të na nxitnin mua dhe bashkëshortin tim që të udhëtonim për tek Tempulli i Suvës në Fixhi që të vuloseshim. Nuk kishim qenë asnjëherë në tempull dhe vendosëm që kjo ishte mënyra më e mirë që ne të gjenim shpresë e shërim.

Asgjë nuk mund të më kishte përgatitur për atë që ndjeva atë ditë! E dija se bashkëshorti im dhe unë do të vuloseshim së bashku për përjetësinë. Kjo njohuri më mbushi me mirënjohje e dashuri. Por nuk e kisha kuptuar se kjo ordinancë e shenjtë ishte më e madhe se ne të dy së bashku.

Në tempull mësova se Elisa mund të vulosej me ne. Derdha lot gëzimi kur arrita ta di këtë doktrinë të shenjtë. Bija jonë do të ishte e jona për gjithë përjetësinë! Unë dëshmoj se Perëndia ka siguruar gjithçka që na nevojitet për të gjetur lumturi në shtëpinë e Tij të shenjtë.

Në vitet që pasuan, bashkëshorti im dhe unë jemi bekuar me një bir dhe tre fëmijë të birësuar. Sidoqoftë nuk mund ta harrojmë Elisën. Për shkak të ordinancave të tempullit, bija jonë është pjesë e familjes sonë përgjithmonë.

Kur takohem me dikë të cilit ose të cilës i ka vdekur një fëmijë, unë e ndiej dhembjen e tyre me ta. Por gjithashtu e di se kjo dhembje nuk është mbarimi. Nëpërmjet humbjes së Elisës, si dhe përjetimit të sprovave të tjera, unë e di se Perëndia është atje për mua. Kur e humbas kurajën ose ankohem për gjërat, unë e di se Perëndia është gjithmonë atje.

E di se do ta shoh Elisën përsëri dhe ajo e vërtetë vazhdon të na mbushë bashkëshortin tim dhe mua me gëzim të thellë.

Shtyp në Letër