2020
Si mund të marrim pjesë në “vep[rën] … e mrekullueshme” të Zotit?
Tetor 2020


Eja, Më Ndiq: Libri i Mormonit

Si mund të marrim pjesë në “vep[rën] … e mrekullueshme” të Zotit?

3 Nefi 20–26

(12–18 Tetor)

How do we participate in the Lords marvelous work

Mes gjërave të shumta që Shpëtimtari ua dha mësim nefitëve, Ai u mësoi rreth mbledhjes së Izraelit dhe i urdhëroi që t’i studionin shkrimet e shenjta dhe të mbanin analet e veta. Si mund t’i ndjekim këto mësime sot?

Bashkohuni me Veprën

Jezu Krishti profetizoi për një “vepër … [të] mrekullueshme” në ditët e mëvonshme (shih 3 Nefi 21:9). Ajo vepër është mbledhja e Izraelit. Presidenti Rasëll M. Nelson e ka quajtur këtë si “gjëja më e rëndësishme që po ndodh në tokë sot” dhe tha: “Nëse e zgjidhni, nëse e dëshironi, ju mund të jeni një pjesë e madhe e saj”1.

  • Si mund të mësoni më shumë rreth mbledhjes së Izraelit dhe si mund të merrni pjesë në këtë mbledhje ju dhe familja juaj?

Kërkojini Profetët

Shpëtimtari i urdhëroi nefitët që t’i “kërkoni[n] profetët” (3 Nefi 23:5). Ne kemi mundësinë t’i dëgjojmë profetët e gjallë dhe udhëheqës të tjerë të Kishës të flasin në konferencën e përgjithshme.

  • Çfarë mund të bëni që të përfitoni më shumë nga konferenca e përgjithshme?

  • Si na ndihmon “kërkimi i profetëve” në mbledhjen e Izraelit?

Mbani një Anal

Jezusi i urdhëroi dishepujt e Tij nefitë që të mbanin një anal të mësimeve të Tij dhe të profecive të Samuel Lamanitit (shih 3 Nefi 23:4, 6–13). Në mënyrë të ngjashme, ne mund t’i mbajmë shënim përvojat e jetës sonë për të na ndihmuar ne dhe për t’i mësuar të tjerët.

  • A ka përvoja të shkuara shpirtërore që nuk i keni shënuar?

  • Si mund t’i mbani shënim gjërat që Perëndia po jua mëson?