2020
Përshëndetje nga Madagaskari!
Tetor 2020


Përshëndetje nga Madagaskari!

Hello from Madagascar

Çʼkemi, ne jemi Margoja dhe Paolo.

Ne po udhëtojmë përreth botës për të mësuar për fëmijët e Perëndisë. Bashkohu me ne teksa vizitojmë Madagaskarin!

Madagaskari është një ishull në bregun lindor të Afrikës. Ka shumë bimë dhe kafshë që nuk gjenden në ndonjë vend tjetër të botës – si ky lemur me bisht me vija rrethore!

Këta djem po ndihmojnë që të mbartin bidonë me ujë për familjet e tyre. Si e ndihmon ti familjen tënde?

Kisha është e vogël në Madagaskar, por po rritet! Për momentin atje ka 14 lagje dhe 26 degë.

Në Madagaskar jetojnë më shumë lloje kameleonësh se në çdo vend tjetër në botë!

Këto pemë të stërmëdha baobabi mund të ruajnë shumë ujë në trungjet e tyre – deri në 120 000 litra.

Shumë njerëz në Madagaskar hanë oriz dy ose tre herë në ditë, nganjëherë me perime, fasule ose mish.

Fjala në malagasisht për “mik” është namana. Nëse do të mund të takoje një mik të ri në Madagaskar, çfarë do t’i thoje?

Njihu me disa nga miqtë tanë nga Madagaskari!

Unë e di që Jezu Krishti është Shpëtimtari ynë.

Natan, mosha 7 vjeç, Provinca Antananarivo, Madagaskar

Rasëll M. Nelsoni është një profet i Perëndisë.

Nomena, mosha 6 vjeçe, Provinca Antananarivo, Madagaskar

A je nga Madagaskari? Na shkruaj! Do të na pëlqente shumë të dëgjonim prej teje.

Faleminderit që e eksplorove Madagaskarin me ne. Shihemi herën tjetër!