2020
Të Thuash Fjalën Jo, të Dëgjosh Fjalën Jo
Tetor 2020


Të Thuash Fjalën Jo, të Dëgjosh Fjalën Jo

Pamja
Saying No, Hearing No

Ati Qiellor na do dhe dëshiron që ne të jemi të mbrojtur! Ta thuash fjalën jo atëherë kur na nevojitet dhe respektimi i të tjerëve kur na thonë neve fjalën jo, janë mënyra se si ne mund ta mbrojmë veten dhe të tjerët.

Nganjëherë ty të nevojitet ta thuash fjalën jo në një mënyrë të sjellshme.

“Jo, faleminderit. A mund të më japësh ujë më mirë?”

Tani është radha jote! Përfytyro sikur të nevojitet të thuash jo në një mënyrë të sjellshme. Çfarë mund të thuash?

Nganjëherë të nevojitet të thuash jo në një mënyrë më të fortë.

“Nuk dua ta shoh atë! Ne nuk duhet ta shikojmë atë.”

Tani është radha jote! Përfytyro sikur të nevojitet të thuash jo në një mënyrë më të fortë. Çfarë mund të thuash?

Nganjëherë njerëzit na thonë fjalën jo për të na ndihmuar që të jemi të mbrojtur dhe të shëndetshëm.

“Më vjen keq, nuk mund të shkosh. Nuk ka siguri.”

Tani është radha jote! Përfytyro një të rritur që të thotë fjalën jo dhe ty nuk të pëlqen. Çfarë duhet të bësh?

Nganjëherë njerëzit na e thonë fjalën jo kur nuk ndihen rehat.

“Ndal! Nuk më pëlqen kjo lojë.”

Tani është radha jote! Përfytyro dikë që të kërkon të ndalosh së bëri diçka. Çfarë duhet të bësh?

Po në qoftë se njerëzit nuk të dëgjojnë kur ti thua jo? Po sikur të të lëndojnë ose të bëjnë diçka të keqe?

  • Nëse mundesh, largohu.

  • Tregoji një të rrituri që i beson rreth asaj që ndodhi.

  • Kujto që nuk është faji yt.

  • Pavarësisht se çfarë ndodh, dije se Ati yt Qiellor dhe Jezu Krishti të duan gjithmonë!

Shtyp në Letër