2020
Sakramenti dhe Unë
Tetor 2020


Nga Presidenca e Parë

Sakramenti dhe Unë

Përshtatur nga biseda “Mbledhja e Sakramentit dhe Sakramenti” Liahona, nëntor 2008, f. 17–20.

The Sacrament and Me

Sakramenti është pjesa më e rëndësishme e mbledhjes së sakramentit. Kur e marrim sakramentin, ne premtojmë që ta kujtojmë gjithmonë Shpëtimtarin. Për ta bërë të veçantë sakramentin, ne:

  • Vishemi për të treguar që e nderojmë sakramentin.

  • Ulemi në qetësi përpara se të fillojë mbledhja.

  • Këndojmë himnin e sakramentit.

  • Mendojmë për Jezusin dhe premtojmë që gjithmonë ta kujtojmë Atë.

Sakramenti na ndihmon ta ndiejmë Frymën e Shenjtë. Ai na ndihmon të qëndrojmë në shtegun që na çon prapë në shtëpinë tonë qiellore.

Shfaqja e Dashurisë për Jezusin

Ne mund ta shfaqim dashurinë tonë për Jezusin duke qenë nderues gjatë sakramentit. Çfarë bën ti gjatë sakramentit?

  • Ulem në qetësi.

  • Mendoj për himnin tim të parapëlqyer të sakramentit.

  • Mendoj për një tregim rreth Jezusit.

  • I lutem Atit Qiellor.