Zotohuni
Si do të përparoj çdo ditë?
-
Ora: Vendoseni kohëmatësin te 10 minuta për pjesën Zotohuni.
-
Lexoni:Çdo javë ne zgjedhim një “partner në veprim”. Ky është një anëtar i grupit që do të na ndihmojë t’i mbajmë zotimet tona. Partnerët në veprim duhet të komunikojnë me njëri-tjerin gjatë javës dhe t’i raportojnë njëri-tjetrit për përparimin e tyre. Përgjithësisht, partnerët në veprim janë të së njëjtës gjini dhe nuk janë pjesëtarë të një familjeje.
-
Ushtrohuni:Zgjidheni partnerin tuaj në veprim. Vendosni se kur dhe si do të komunikoni me njëri-tjetrin.
Emri i partnerit në veprim
Informacion kontakti
Lexojani çdo zotim me zë të lartë partnerit tuaj në veprim. Premtoni se do t’i mbani zotimet tuaja! Nënshkruani më poshtë.
ZOTIMET E MIA |
---|
Do ta përdor deklaratën time “unë në 30 sekonda” me së paku 20 njerëz. Rrethojeni synimin tuaj: 20 30 40 |
Unë do ta ushtroj parimin e sotëm të broshurës Themeli Im dhe do t’ia jap mësim familjes sime. |
Do t’u shtoj kursimeve të mia – qoftë edhe një a dy monedha. |
Do ta raportoj te partneri im në veprim. |
Nënshkrimi im
Nënshkrimi i partnerit në veprim
Si do ta raportoj përparimin tim?
-
Shihni:“Action and Commitment” [“Veprim dhe Zotim”] (Nuk keni material filmik? Lexojeni faqen 14.)
-
Lexoni:Kur ne raportojmë për zotimet tona, ka më shumë të ngjarë që t’i mbajmë ato. Lexojeni citimin në të djathtë.
-
Ushtrohuni:Përpara mbledhjes së radhës, përdoreni këtë tabelë zotimesh për të shënuar përparimin tuaj. Në kutitë më poshtë, shkruani “Po”, “Jo” ose numrin e herëve që e mbajtët zotimin.
E përdora deklaratën time “unë në 30 sekonda” me së paku 20 njerëz (Shkruani nr.)
E ushtrova parimin te broshura Themeli Im dhe ia dhashë mësim familjes (Po/Jo).
I shtova kursimet (Po/Jo)
Raportova te partneri në veprim (Po/Jo)
-
Lexoni:Gjithashtu, kujtohuni t’i gjurmoni shpenzimet tuaja personale në anën e prapme të broshurës suaj, Shtegu Im drejt Mbështetjes te Vetja.
Në mbledhjen e radhës të grupit, ndërmjetësi do të vizatojë një tabelë zotimesh në dërrasë (si ajo më lart). Ne do të mbërrijmë 10 minuta më herët përpara se të fillojë mbledhja dhe do të shkruajmë përparimin tonë në tabelë.
Zgjidheni dikë që të ndërmjetësojë temën te broshura Themeli Im, në mbledhjen e radhës. Kërkojini atij ose asaj që të lexojë pjesën e brendshme të kapakut të përparmë të kësaj fletoreje pune, për të mësuar se çfarë bëjnë ndërmjetësit. Ai ose ajo duhet të jetë ndërmjetës në të njëjtën mënyrë siç bëri edhe ndërmjetësi sot:
-
Ftojeni Shpirtin; ftojini anëtarët e grupit ta kërkojnë Shpirtin.
-
Mirëbesojuni materialeve; mos u shtoni gjë; bëni thjesht siç ju thonë ata.
-
Kontrollojeni kohën.
-
Shtoni gjallëri; zbavituni!
Kërkojini dikujt të bëjë lutjen e mbylljes.
-