Botime të Mëparshme
Mësoni


Mësoni

llambë-blu

Si mund ta ndihmojmë njëri-tjetrin në sfidat për vendin e punës?

Ora:Vendoseni kohëmatësin te 40 minuta vetëm për këtë faqe (jo për të gjithë pjesën Mësoni).

Lexoni:Disa nga ne e kanë një vend pune dhe disa mund të jenë ende duke kërkuar vende pune, por gjithsecili përballet me sfida të punës. Disa shembuj janë:

  • Ende nuk kam gjetur një vend pune.

  • Shefi im nuk duket kurrë i lumtur nga puna ime.

  • E kam një vend pune, por nuk fitoj para mjaftueshëm.

  • Nuk e di se si t’ia bëj me korrupsionin në punën time.

  • Flas me shumë njerëz, por asnjëri nuk më merr në punë.

  • Është e vështirë të jem i sinqertë me punëdhënësin tim.

  • Nuk më pëlqejnë kolegët e mi.

  • Nuk e mbaj dot një vend pune.

Ne bëhemi më të mbështetur te vetja teksa këshillohemi së bashku dhe ushtrohemi për t’i kapërcyer sfidat.

Ushtrohuni:Çdo anëtar i grupit do ta shkruajë sfidën e vet më të madhe lidhur me vendin e punës në dërrasë. Si grup, zgjidhini tri nga sfidat në dërrasë. Ushtrimi juaj sot është të diskutoni dhe të planifikoni disa zgjidhje.

Shqyrtimi i ushtrimeve, diskutimeve dhe materialeve filmike të kaluara në këtë fletore pune mund të jetë i dobishëm. Ju mund të njihni edhe dikë jashtë grupit që mund të ndihmojë në një sfidë. Ky person mund të ftohet të ndihmojë në mbledhjen e radhës të grupit tuaj.

A po bëhem më i/e mbështetur te vetja?

Ora:Vendoseni kohëmatësin te 20 minuta vetëm për këtë faqe.

Lexoni:Synimi ynë është mbështetja te vetja, si materialisht edhe shpirtërisht. Suksesi në vendet tona të punës është veçse pjesë e atij synimi.

Diskutoni:Çfarë ndryshimesh keni parë në jetën tuaj teksa i keni ushtruar dhe dhënë mësim parimet te Themeli Im?

Ushtrohuni:Hapeni broshurën tuaj Shtegu Im drejt Mbështetjes te Vetja te një vlerësim bosh për mbështetjen te vetja (në anën e prapme). Plotësojini hapat.

Kur të mbaroni, merrni tri minuta për të përsiatur me qetësi sa vijon:

A jeni më të vetëdijshëm për shpenzimet tuaja? A mund t’u përgjigjeni me “shpesh” ose “gjithmonë” më shumë prej këtyre pyetjeve? A jeni më të sigurt për shumën që keni vendosur si të ardhurat tuaja të mbështetjes te vetja? A jeni më pranë arritjes së të ardhurave tuaja të mbështetjes te vetja? Çfarë mund të bëni për t’u përmirësuar?

Kapaku i broshurës Shtegu Im drejt Mbështetjes te Vetja