Për Ndërmjetësit
Ditën e mbledhjes:
-
Shkruajuni mesazh ose telefonojuni të gjithë anëtarëve të grupit. Ftojini ata të mbërrijnë 10 minuta më herët që të raportojnë për zotimet e tyre.
-
Përgatitini materialet e mbledhjes.
30 minuta përpara mbledhjes:
-
Vendosini karriget rreth një tavoline që të gjithë të mund të jenë afër.
-
Vizatojeni këtë tabelë zotimesh në dërrasë.
Emri i anëtarit të grupit
I përdora pohimet e fuqisë me së paku 20 njerëz (Shkruani nr.)
E ushtrova parimin te broshura Themeli Im dhe ia dhashë mësim familjes (Po/Jo).
I shtova kursimet (Po/Jo)
Raportova te partneri në veprim (Po/Jo)
Gloria
32
P
P
P
10 minuta përpara mbledhjes:
-
Përshëndetini njerëzit ngrohtësisht ndërsa mbërrijnë.
-
Kur të mbërrijnë anëtarët e grupit, kërkojuni të plotësojnë tabelën e zotimeve në dërrasë.
-
Caktoni një njeri të matë kohën.
Në kohën e fillimit:
-
Kërkojuni njerëzve t’i fikin telefonat dhe pajisjet e tjera.
-
Bëni një lutje hapjeje (dhe himn, nëse dëshironi).
-
Kërkojuni qetësisht atyre që mbërrijnë vonë, që t’i fikin telefonat e tyre dhe të plotësojnë tabelën e zotimeve, ndërsa grupi e vazhdon diskutimin.
-
Vendoseni kohëmatësin te 20 minuta për broshurën Themeli Im.
-
Plotësojeni parimin 3 te broshura Themeli Im. Pastaj kthehuni te kjo fletore pune dhe vazhdoni leximin te faqja tjetër.