Zotohuni
Si do të përparoj çdo ditë?
-
Ora:Vendoseni kohëmatësin te 10 minuta për pjesën Zotohuni.
-
Ushtrohuni:Zgjidheni partnerin tuaj në veprim. Vendosni se kur dhe si do të komunikoni me njëri-tjetrin.
Emri i partnerit në veprim
Informacion kontakti
Lexojani çdo zotim me zë të lartë partnerit tuaj në veprim. Premtoni se do t’i mbani zotimet tuaja! Nënshkruani më poshtë.
ZOTIMET E MIA |
---|
Do të përdor pohimin “unë në 30 sekonda” dhe pohimet e fuqisë në së paku 30 kontakte me njerëz që i njoh dhe njerëzit që ata njohin (rrjeti im). (Gjurmojini kontaktet tuaja në faqet 50–51. Për disa nga këto duhet të ndiqet ecuria me njerëzit me të cilët jeni vënë në kontakt më parë.) Rrethojeni synimin tuaj: 30 40 50 |
Do të punoj me kontaktet e mia dhe do të provoj të takoj përgjegjësin për të pasur së paku 10 takime ballë për ballë me punëdhënës të mundshëm. (Gjurmojini kontaktet tuaja në faqet 50–51.) Rrethojeni synimin tuaj: 10 15 20 |
Unë do ta ushtroj parimin e sotëm të broshurës Themeli Im dhe do t’ia jap mësim familjes sime. |
Do t’u shtoj kursimeve të mia – qoftë edhe një a dy monedha. |
Do ta raportoj te partneri im në veprim. |
Nënshkrimi im
Nënshkrimi i partnerit në veprim
Si do ta raportoj përparimin tim?
-
Ushtrohuni:Përpara mbledhjes së radhës, përdoreni këtë tabelë zotimesh për të shënuar përparimin tuaj. Në kutitë më poshtë, shkruani “Po”, “Jo” ose numrin e herëve që e mbajtët zotimin.
U vura në kontakt me të paktën 30 persona në rrjet (Shkruani nr.)
Takova të paktën 10 punëdhënës të mundshëm (Shkruani nr.)
E ushtrova parimin te broshura Themeli Im dhe ia dhashë mësim familjes (Po/Jo).
I shtova kursimet (Po/Jo)
Raportova te partneri në veprim (Po/Jo)
-
Lexoni:Gjithashtu, kujtohuni t’i gjurmoni shpenzimet tuaja vetjake në anën e prapme të broshurës suaj Shtegu im Drejt Mbështetjes te Vetja
Zgjidheni dikë që të ndërmjetësojë temën te broshura Themeli Im, në mbledhjen e radhës. (Nuk dini si të ndërmjetësoni një temë nga Themeli Im? Lexojeni faqen 13 dhe pjesën e brendshme të kapakut të përparmë.)
Kërkojini dikujt të bëjë lutjen e mbylljes.