Botime të Mëparshme
Burimet


Burimet

Intervista

Zgjidhini dhe interpretojini rolet në vijim.

INTERVISTUESI: Pra, ç’mund të më thoni rreth vetes suaj?

KANDIDATI 1: E keni fjalën çfarë më pëlqen të bëj? Jo shumë gjëra, në të vërtetë. Nuk kam ndonjë veprimtari të parapëlqyer apo interes në të vërtetë. Pak a shumë nuk bëj asgjë.

KANDIDATI 2: Ëëë … epo, unë …

KANDIDATI 3: Oh, do të më pëlqente shumë t’jua thoja. Siç mund ta shihni, shpenzoj shumë kohë duke ngritur pesha. Hamendësohet që të shkoj edhe në orë mësimi për administrimin e zemërimit. Por kush dëshiron të shkojë tek ato? E dini se çfarë dua të them?

KANDIDATI 1: Apo e keni fjalën si jam unë në punë? Nuk kam qëndruar gjatë në një vend pune aq sa për ta thënë këtë në të vërtetë. Mërzitem shpejt dhe thjesht ndaloj së paraqituri në punë. … Ndoshta nuk duhet ta kisha thënë këtë.

KANDIDATI 2: Ëëë …

KANDIDATI 3: Dua të them, tipi që e jep atë orë mësimi për administrimin e zemërimit, … më vjen ta ndaj më dysh. Pra, kush do të ishte shefi im? Ju? Ej, ju nuk jeni nga ai lloj që kontrollon gjithnjë a jemi të zënë me punë, apo jo? Sikur jemi një tufë kalamajsh të vegjël? Shefi im i fundit e bënte atë dhe nuk më pëlqente.

INTERVISTUESI: Përse duhet t’ju marrim në punë?

KANDIDATI 2: Duhet të më merrni në punë sepse … ëë …

KANDIDATI 1: Epo, unë kam nevojë për një vend pune. Mendova se mami im erdhi këtu dhe bisedoi me ju për këtë dje. Ajo tha se unë duhet të gjeja një vend pune. Apo jo?

KANDIDATI 3: Do të ishit i marrë, po të mos më merrnit në punë. Vura re kur po hyja se disa gjëra kanë nevojë vërtetë të ndryshohen këtu. Është çudi që ju djema jeni ende në biznes. Unë mund ta ndreq gjithë këtë. Po. Do të më falënderonit që jua shpëtova biznesin.

KANDIDATI 2: Sepse … ëë …

INTERVISTUESI: Cila është dobësia juaj më e madhe?

KANDIDATI 3: Nuk kam ndonjë dobësi. Cila është juaja? Plako, i urrej pyetjet si këto.

KANDIDATI 2: Dobësi? Ëëë …

KANDIDATI 1: Ëëë … vjedhja. Dua të them, jo vjedhje me të vërtetë. Nuk po e vidhja. Është një histori e gjatë. Dua të them që do ta ktheja përsëri mbrapsht. Mendova se shefi im do të më linte ta merrja borxh për pak kohë.

Kthehuni te faqja 24.

Si t’i kthej negativet në pozitive? (Veprimtari me Dëshirë)

Diskutoni:Si i përgjigjeni kësaj pyetjeje: “Cila është dobësia juaj më e madhe”? Lexojeni përgjigjen e Glorias.

Lexoni:Vini re se Gloria:

  • Tregoi një dobësi që është e zakonshme për shumë njerëz.

  • E përshkroi konkretisht se si po e mposht dobësinë.

  • Shtoi informacion nga një pohim fuqie.

Ushtrohuni:Provojeni këtë me një pjesëtar të familjes ose mik. Vërini ata t’ju bëjnë një pyetje negative. Përgjigjuni duke treguar një dobësi që është e zakonshme për shumë njerëz. Përshkruani se si e keni mposhtur këtë dobësi. Shtoni informacion nga pohimi juaj i fuqisë.

Shënime